Pronat e Sindikatave mbërrijnë në Kuvend
Kuvendi do të shqyrtojë në të njëjtën kohë dhe projektligjin për heqjen e pronave turistike të sindikatave dhe përfshirjen e tyre në proces të privatizimit. Shtetëzimi i këtyre pronave pritet të realizohet me anë të një vendimi të Parlamentit, i cili më pas duhet t’i përfshijë ato në procesin e përmirësimit të infrastrukturës dhe godinave. Projektligji “Për shfuqizimin e ligjit nr. 8430/1 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, “Për pasurinë e sindikatave”, iu heqin Bashkimit të Sindikatave dhe Konfederatës pronat e ndërmarra ndër vite, me një dekret të presidentit të atëhershëm, Kryeministrit aktual Sali Berisha. Një nismë e tillë është kontestuar nga ana e sindikatave, të cilat e cilësojnë si të papërshtatshëm një gjë të tillë dhe në dëm të tyre për nga ana ekonomike. Në të njëjtën kohë, Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe taksat vendore, në të cilën përcaktohen tarifat për reklamat në vend.