Rik Santorum kapet me gazetarin e Nju Jork Tajmsit (VIDEO)
http://www.youtube.com/watch?v=Z5U7fTPb8U4
Rik Santorum i është vërsulur një reporteri duke e akuzuar se nuk po shprehte të vërtetën por po rrotullonte gjërat me qëllim për të prodhuar lajm. Gazetari i Nju Jork Tajmsit e ka pyetur atë rreth deklaratës se Mit Romni ishte republikani më i keq në vend që mund të vihej përballë Barak Obamës. Jef Zeleny kërkoi sqarimin e kësaj deklarate gjatë një takimi që Santorum po bënte me mbështetësit e tij.
Ju keni thënë se Mitr Romenei është republikani më i keq në vend. Është kjo e vërtet? pyeti gazetari. Çfarë fjalimesh dëgjon ti?, iu kthye Santorum. Boll gënjyet. Unë thash republikani më i keq për të garuar me çështjen e Obamakere (reformën e kujdesit shëndetësor).
Santorum i kërkoi gazetarëve që të mos i shtrembërojnë fjalët e tij. Në pamjet e transmetuara nga mediat amerikane duket se Santorum është shumë i prekur nga kjo situatë e krijuar.
Vetë gazetari më pas është shprehur se pyetja e tij ishte për sqarim pasi nuk e kishte dëgjuar mirë për shkak të zhurmës së mbështetësve. /F.S/