Gratë në protestë, familjarët: Do bllokojmë rrugën
TIRANË- Prej rreth 10 orësh, shtatë gra në Tiranë kërcënojnë se do të hidhen nga tarraca e nje pallati 10 katesh në ndertim, që ndodhet në zonën e Unazës së Re.
Protesta e tyre vazhdon edhe në këto momente, pasi duket se asnjë prej takimeve të iniciuara deri në këto momente mes familjarëve dhe ndërtuesve nuk ka arritur një rezultat.
Duke folur për News 24 familjarët të cilët mbështesin gratë në tarracën e pallatit, kërkuan ndihmën e ministrit të drejtësisë, Bujar Nishani, kryeministrit, Sali Berisha dhe kryeprokurores, Ina Rama. Ata kërkuan që të ngrihet një grup pune që të merret me procesin e hetimit dhe gjykimit të pretendimeve të tyre.
Banorët kanë kërcënuar se nëse problemi i tyre nuk gjen zgjidhja sa më shpejt, ditën e nesërme ata do të bllokojnë rrugën kryesore të zonës.
Ata shprehen se janë rreth 20 familje, dhe se kërkesa e tyre është vetëm zbatimi i kontratës, e cila është firmosur nga pronari i pallatit në ndërtim, Namik Pelivani dhe i deleguari i tij.
Vendi i ngjarjes vazhdon të ruhet nga forcat e policisë, ndërsa gratë nuk kanë lëvizur për asnjë moment nga tarraca që prej mëngjesit të sotëm.
Nderkohe pronari i pallatit ne ndertim, Namik Pelivani ka deklaruar per News 24 se nuk ka asgje te vertete ne pretendimin e grave. Ai pretendon se 6 familje duan te perfitojne padrejtesisht.
Te gjitha keto familje, pronare te truallit ku eshte ngritur ndertesa, pretendojne se nuk jane kompensuar nga pronari i pallatit, dhe se kane kaluar ye gjitha afatet.