E Diel, 1 Nëntor 2026

Tibetiani i vë vlakën vetes në shenjë proteste ndaj Kinës

Një tibetian i ka vënë flakën vetes në shenjë demonstrative gjatë vizitës së presidentit të Kinës në Indi. Protestuesi ka ecur për më shumë se 50 metra në Nju Dehli i mbuluar me flakë, ku ishin mbledhur qindra protestues kundër pushtimit të Tibetit nga Kina.

Jamphel Yeshi në fund rezultoi i djegur në 98% të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Trupi i tij qëndroi në flakë për gati dy minuta. Yeshi, 27 vjeç, u arratis nga Tibeti në vitin 2006 dhe ka jetuar në Nju Dehli në dy vitet e fundit.

Pas ka ecur 50 metra i përfshirë nga flakët, ai është rrëzuar ndërsa protestuesit e tjera janë kujdesur për të shuar flakët.

Më shumë se 600 protestues mbanin postera dhe banesa ku shkruanin Tibeti po digjet dhe Tibeti nuk është pjesë e Kinës.
Së paku 30 persona në Tibet u kanë vënë flakën vetes në shenjë proteste kundër pushtimit të Kinës. Kina pretendon se Tibeti ka qenë pjesë e territorit të saj ndërsa tibetianët thonë se zona e Himalajve ka qenë e pavarur për shekuj të tërë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›