Rama në Britani, takohet me kreun e laburistëve Milliband: Ndryshimi i madh po vjen

Rama me David Milliband
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë vizitës në Britaninë e Madhe është takuar me kreun e opozitës Ed Milliband. Gjithashtu ai është takuar dhe më vëllain e kreut të Partisë Laburiste, David Millband. Takimi mes Ramës dhe përfaqësuesve laburistë është zhvilluar në ambientet e Parlamentit anglez.
3 ore plot energji dhe ide në mjediset e parlamentit anglez. U takuam me Ed Miliband, Douglas Alexander, David Milliband e të tjerë, shkruan Rama në profilin e tij në Tuiter.
Lidhur me takimin me Ramën, David Milliband ka shkruar në Tuiter: Një takim shumë interesant me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ndryshimi i madh po vjen.

Postimi i David Milliband në "Tuiter"
Eduard Samuel Milliband, i cili është aktualisht lider i opozitës në Britani, erdhi në krye të Partisë Laburiste pasi garoi përballë vëllait të tij David. Eduard para se të bëhej pjesë e laburistëve ishte gazetar televiziv.
Në njoftimin e PS-së thuhet se fillimisht Rama ka pasur një takim me liderin laburist Ed Miliband dhe ministrin e jashtëm në hije Douglas Alexandër ku kreu i PS-së ka folur mbi situatën politike në Shqipëri dhe aspiratën e shqiptarëve për tu integruar sa më shpejt në Bashkimin Europian.
Lideri laburist Ed Miliband e përgëzoi opozitën shqiptare për hapat e ndërmarrë në drejtim të përshpejtimit të procesit integrues të Shqipërisë në BE, si dhe nxiti zotin Rama në angazhimin për t’i ofruar shqiptarëve një program qeverisës realist dhe të detajuar, thuhet në njoftimin e PS-së.
Më pas Rama është takuar me ish-ministrin e Jashtëm, David Milliband ku ka diskutuar mbi programin Për një Rilindje Shqiptare. Miliband dhe Rama kanë diskutuar për procesin e formësimit të programit, si dhe rëndësinë e përfshirjes së publikut në krijimin e politikave për qeverisjen e të nesërmes. /F.S/
* * *
Kreu i opozitës pas përfundimit të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nisur në një vizitë tjetër zyrtare, këtë herë në Britaninë e Madhe.
Rama do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të Partisë Laburiste si dhe do të marrë pjesë në takim në London School of Economics ku do të diskutohet për programin politik të PS-së.
Laburistët anglezë transformuan përgjithnjë politikën e të majtës përmes Rrugës së Tretë dhe i paraprinë zhvillimeve të shekullit të ri, shkruan Rama në profilin e tij në Tuiter. Shpresojmë të marrim për më tej ndihmën e tyre në rrugën tonë të programit. Nëse do ta marrim do të jetë një ndihmë e paçmueshme për PS tonë.
Pas kthimit nga vizata në SHBA e cila ishte me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Rama ishte në Berat, Pogradec dhe Korçë ku u dorëzojë kartën e anëtarësisë të rinjve të këtyre qyteteve. /F.Stafa/