“Edi Rama të heqë dorë nga bojkoti, të bashkëpunojë në interes të vendit”
Kryeministri Berisha deklaron se me miratimin e kërkesës së Shqipërisë, PS duhet të rishikojë pozicionin
Kreu i qeverisë Sali Berisha u shpreh dje gjatë konferencës për shtyp, menjëherë pas aprovimit nga ministrat e BE të kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat, se në këto momente të rëndësishme vendi i opozitës është parlamenti. Berisha i bëri thirrje Ramës që gjatë ditës së sotme të dalë dhe të përshëndesë këtë vendim madhor për vendin. Kreu i ekzekutivit, u shpreh gjithashtu se mbetet i gatshëm për një pjesë të kërkesave, por nuk mund të pranojë kurrë atë që përmbys këtë sistem.Më tej, Berisha shtoi se për çdo qytetar të këtij vendi, për të gjithë ata, të cilët kanë integrimin në Evropë si interesin më madhor të tyre, të familjes dhe të kombit të tyre dhe vendimi i BE, është apeli më i fuqishëm për bashkëpunim, apeli më i fuqishëm për të çuar përpara këtë proces në interesin më të mirë të qytetarëve të vendit. Kryeministri vlerëson kontributin e opozitës për zgjedhjet, pasi mazhoranca miratoi pikë për pikë propozimet e saj, Kodin Zgjedhor. Nuk është hera e parë që ju e bëni këtë apel , por mesa duket deri më tani nuk ka funksionuar kjo gjë , pasi opozita vazhdon të jetë jashtë dyerve të parlamentit; do të ketë një protestë të radhës, nuk dihet ende skenari i kësaj proteste në 20 nëntor. A ka mazhoranca një zgjidhje që mund të zgjidhte këtë ngërç le të themi sepse ju folët për reforma, kujtoj këtu se në parlament do të duhen 3/5 për reformat që kanë të bëjnë me drejtësinë? Mendoj se për çdo qytetar të këtij vendi, për të gjithë ata , të cilët kanë integrimin në Evropë si interesin më madhor të tyre, të familjes dhe të kombit të tyre dhe vendimi i sotëm është apeli më i fuqishëm për bashkëpunim, apeli më i fuqishëm për të çuar përpara këtë proces në interesin më të mirë të qytetarëve të vendit. Ju siguroj zonjë se ky vendim nuk do të merrej me 16 nëntor të 2009, as të 2010, as të 2011 nëse zgjedhjet në Shqipëri nuk do të përmbushnin standardet kryesore të OSBE-së. Pra në një mënyrë përgjigja më reale, më e vërtetë është ky vendim. Duke theksuar këtë, absolutisht, kam qenë dhe mbetem i hapur për të bashkëpunuar me opozitën, siç kam bashkëpunuar me luajalitet të plotë në reforma ndër më të thellat dhe e vërteta është se me zotin Rama kam një arkiv shumë të pasur bashkëpunimi. Ky është realiteti, mbetem sërish i hapur, por në mungesë të materies, në rrethana si në materie, këto procese siç po faktojnë njëri pas tjetrit vendimet e Brukselit nuk mund të ndalen. Ndaj edhe njëherë është koha të bëj thirrje që të bashkëpunojmë në interesin më të mirë. Nuk mundesh kurrë të heqësh gurin e themelit të demokracisë në emër të saj, kur ai nuk qëndron. Të pretendosh të shkelmosh mbi vendimet e gjykatave në rrugë politik , kthehem te këshilla e një personaliteti shumë të shquar në Evropë, i cili më tha se kjo nuk mund të bëhet për asnjë çmim, për asnjë çmim. Unë mbetem i hapur për një spektër të gjerë bashkëpunimi me zotin Rama, për ato çështje që janë dinjitoze dhe jo që rrënojnë ndërtesën e ndërtuar me kaq sakrifica. Për sa i përket protestave, detyra ime si qeveri është; të bëj të gjitha përpjekjet për të garantuar zhvillimin sa më normal të protestave të cilitdo. Ju e shikoni, ky është një vend i lirë, një vend në të cilin liria e tubimit, liria e mendimit është e garantuar kudo dhe me çdo gjë. Ndaj dhe unë do të bëj detyrën time, të garantoj sigurinë e protestave të opozitës, ashtu siç kam porositur dhe siç është bërë deri sot, kanë protestuar në qetësinë më të madhe. Natyrisht vendimi është apel, apel i madh që duhet një frymë tjetër. Mund të bësh opozitë ekstra parlamentare, por ajo të privon nga mundësia enjë kontributi thelbësor, real. Opozita ka kontribut të madh për zgjedhjet. Unë miratova pikë për pikë propozimet e saj, Kodin Zgjedhor. Unë nuk jam penduar. Ka pasur shumë bashkëpunëtorë, jo të afërt, të ndryshëm që më bënin letra, mesazhe për të mos pranuar sistemin rajonal proporcional, se pushteti është gjithmonë më i fortë në mazhoritar. Por unë nuk doja zgjedhje me ‘të fortët’, unë doja zgjedhje me të drejtë. Dhe unë pranova atë që përzgjodhi rivali im zoti Rama. Prapë pranoj, le të marrë vërejtjet që ka bërë OSBE-ODIHR, të gjitha, t’i sjellë amendamentet në parlament dhe unë do t’ia votoj. Paralelisht me kërkesën tuaj drejtuar opozitës për të lënë bojkotin dhe për të zënë vendet e tyre në parlament, ka pasur edhe një zë tjetër faktori ndërkombëtar, konkretisht ambasadori i SHBA-ve, zoti Uidhers, të premten e kaluar u bëri thirrje faktorëve politikë për t’u ulur dhe për të gjetur një kompromis, një zgjidhje në mënyrë që opozita të kthehet në parlament. A do të ketë një iniciativë nga ana juaj për të pasur një tryezë bisedimesh politike? Thirrje shumë e drejtë, shumë normale. Unë e ftoj zotin Rama që nesër të dalim së bashku para jush e të përshëndesim këtë vendim. Unë kam komunikuar dhe do të komunikoj në mënyrë të pandërprerë jo vetëm me zotin Rama, por me çdo faktor, me çdo qytetar dhe me çdo udhëheqës të këtij vendi, privatisht dhe publikisht. Unë nuk e ndërpres komunikimin. Nuk mund të ndërpres komunikimin me një kryetar të një partie kryesore opozitare, me të cilin kam një arkiv shumë pozitiv bashkëpunimi, mos u nisni nga megafoni publik, por shikoni edhe reformat që janë promovuar dhe që janë të shumta. Unë jam absolutisht i gatshëm dhe kam qenë i hapur për një pjesë të kërkesave, siç e keni konstatuar edhe ju, natyrisht, nuk mund të pranoj kurrë atë që përmbys këtë sistem. Po të bëhet një përqindje e vendimeve të gjykatave, mund të jenë jo të pakta ato që nuk më pëlqejnë, por jam i detyruar t’i zbatoj ato, sepse kështu është rregulli. Në demokraci një grup i caktuar qytetarësh, profesionistësh të pazgjedhur u është dhënë një pushtet, u është marrë atyre që dalin nga zgjedhjet dhe u është dhënë këtyre, për të bërë një balancë, një garanci. Ai nuk preket, është pushtet i pavarur, e duam apo se duam këtë. Interesi më i madh i secilit prej nesh është pavarësia e tyre. Një nga arritjet më të mëdha të drejtësisë shqiptare, pavarësisht nga kritikat, por këtë e keni dëgjuar edhe kur kam qenë në opozitë, ka qenë shkalla e lartë e depolitizimit të saj. Nuk them shkalla e plotë e totale e depolitizimit, por më e lartë ndoshta edhe se në disa vende të tjera, me traditë shumë më të gjatë se ne në demokraci. Dhe unë duhet t’i respektoj vendimet.
Bregu: Brenda një viti Shqipëria merr statusin kandidat
Shqipëria mund të përfitojë brenda një viti statusin e vendit kandidat në BE. Një logjikë që bazohet në eksperiencën e vendeve të tjera në këtë proces, por dhe angazhimin e qeverisë për t’ju përgjigjur në kohë të gjitha pyetjeve të Komisionit Europian. Por për ministren e Integrimit Majlinda Bregu më shumë se afateteve, qeveria do t’i mëshojë cilësisë në përgjigjen e pyetësorit të unionit europian. Një ditë nga vendimi i Këshillit të Ministrave të BE, që miraton zyrtarisht shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, ministria Bregu tha se ky ishte vlerësimi i unionit për reformat por dhe standartet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ministria e Integrimit e cilëson qendrimin e opozitës në kah të kundërt me atë çfarë tha të hënën zyrtarisht blloku 27-anëtarësh. Zhvillimi i radhës në këtë fazë marrëdhëniesh me Brukselin, është marrja në dorë e pyetësorit prej më shumë se 2 mijë pyetjesh. Në këtë fazë përgatitore të pyetësorit, ministria Bregu do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kroaci vendi që shënon një eksperiencë të ngjashme në këtë drejtim. Krahas takimeve me zyrtarë të lartë, ministria Bregu do të marrë pjesë në konferencën me titull "Përfundimi i Negociatave për Anëtarësim me Kroacinë dhe Perspektiva për Anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE".
...