Evropa pranon kërkesën e Berishës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Bashkimi Evropian ka pranuar dje kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në bllokun evropian me 27 anëtarë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar dje shqyrtimin e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, duke i kërkuar Komisionittë përgatisë procedurat e nevojshmepër të vlerësuar stadin aktual të Shqipërisë. Lajmi u njoftua nga presidenca suedeze e BE-së. Ndërkohë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptarë shpresojnë që brenda këtij vitit Brukseli zyrtar të japë miratimin për statusin e vendit kandidat, në mënyrë që të fillojë përgatitja e procedurave për hartimin e pyetësorit që duhet të plotësoje qeveria jonë për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Një pyetësor do t’i dërgohet Shqipërisë me rreth 9000 pyetje në lidhje me ecurinë në reforma. Nga ana e tij komisionit pas dërgimit të pyetësorit i nevojiten 12 muaj, pas marrjes së përgjigjeve nga Tirana zyrtare që të vlerësojë nëse Shqipëria është ose jo në gjendje për të kaluar në fazën tjetër të procesit integrues në Bashkimin Evropian. Në mbledhjen e djeshme nuk pati asnjë diskutim shqetësues në lidhje me këtë çështje, gjë që konfirmon mbështetjen e bllokut për vendin tonë dhe suksesin e reformave të në rrugën e integrimit evropian. Ministrat firmosën një marrëveshje të rënë dakord javën e shkuar nga Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE. Pas vendimit të djeshëm Bashkimi Evropian nis shqyrtimin e kërkesës për t’i dhënë Shqipërisë statusin e kandidatit, një hap i madh përpara për ambiciet e vendit tonë. Tashme vendimi i kalon Komisionit Evropian, krahut ekzekutiv të BE, që do të marrë në konsideratë kërkesën shqiptare dhe do të vlerësoje hapat e Shqipërisë. Vendimi i djeshëm i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, pasi atë të para pak ditëve të Ambasadorëve të Përhershëm, të cilët diskutuan për anëtarësimin e Shqipërisë, duke vërejtur shanset e mira të vendit tonë. Ndërkohë, gjatë gjithë këtij muaji, përfaqësuesit më të lartë të Brukselit kanë shprehur pa hezitim mbështetje për liberalizimin e vizave me vendin tonë, një proces që shihet si hapi i fundit i një vendi që aplikon drejt statusit kandidat në bllok. Në muajin 28 Prill kryeministri Sali Berisha dorëzoi në Pragë aplikimin për statusin kandidat në Bashkimin Evropian. Kryeministri çek Mirek Topolanek që kryesonte atëherë presidencën e Bllokut tha se ky moment erdhi mbi të gjitha për shkak të reformave të qeverisë, që ai i cilësoi të jashtëzakonshme. Pas vendimit të rëndësishëm të marrë dje në Bruksel, Komisioni Evropian do t’i dërgojë menjëherë Shqipërisë pyetësorin që do të vlerësojë ecurinë e vendit dhe kapacitetet administrative të vendit duke i dhënë dritën jeshile nisjes së procesit historik për shqyrtimin e aplikimit për statusin kandidat të Tiranës.
...