Komuniteti Evropian i vlerëson sipas standardeve ndërkombëtare zgjedhjet e fundit në Kosovë
Kush e di se çfarë do të thoshte Ibrahim Rugova, “Gandi i Ballkanit”, duke parë zgjedhjet e para lokale të administruara nga vetë kosovarët, që prej një viti të deklaruar të pavarur nga Serbia. Vota e djeshme është një hap tjetër përpara në procesin e nation-building ose state-building, që republika e re ballkanike ndërmori pas luftës, një proces ndërtimi të një
identiteti kombëtar dhe të institucioneve të qëndrueshme - e shpresojmë demokratike. “Kjo e diel duhet t’i tregojë botës se Kosova është një vend që prodhon paqe dhe stabilitet në rajon”. Kështu u shpreh presidenti Fatmir Sejdiu, një nga pasardhësit e Rugovës në drejtimin e LDK-së. Partia e intelektualëve shqiptarë u dobësua pas vdekjes së “profesorit” në 2006, por kontrollon akoma Prishtinën, ku kryebashkiaku Isa Mustafa bëri një fushatë zgjedhore kundër kandidatit të PDK-së së Hashim Thaçit, ish-komandant i UÇK-së. Rugova ishte një mediator intransigjent, një intelektual i marrë hua nga politika, me një stil nganjëherë të fortë e antidemokratik, siç ishte e fortë dhe pa apel protesta e tij “jo e dhunshme”, krijimi i “strukturave paralele” që u nisën nga shqiptarët si për të paracaktuar ndarjen nga shteti serb. Pavarësia e Kosovës pas luftës së viteve ‘90-të e më pas është fryti i asaj, kundërthënie e një identiteti të ri e konfliktual, të atyre idealeve. Isa Mustafa e ka kuptuar se skenari ka ndryshuar. Ky ekonomist që është i
afërt i SHBA-ve, pra afër USAID-it, të mbështetur prej diasporës kosovare në Amerikë,
e që ka një vend në institutin e RIINVEST, është i lidhur me një rrjet të qendrave
ndërkombëtare prestigjioze si Chatham House.
Në ditët e mëparshme Isa Mustafa ka mbuluar të gjithë qytetin me postera, duke
u dhënë zë liberal-konservatorëve të vendit, që luftojnë të krijojnë një framework
ligjor që favorizon tregtinë dhe një impakt social të tranzicionit ekonomik. Ai mendohet se ka fituar më shumë se 57 % të votave, kështu që mund të thuhet se ka fituar mandatin e dytë të kryeqytetit. Kosova vijon të jetë një vend i varfër, por pozicioni i Prishtinës mund të thithë shumë investitorë të huaj që janë të interesuar të zgjerohen në Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi. Kosova ka lidhje të mira edhe me Turqinë e Bullgarinë e,
nëse mund të flitet për një mini-shengen ballkanik, Prishtina mund të rrisë shkëmbimet, transportin e mallrave, komunikimin dhe investimet në sektorin e energjisë.
Kështu që, vendi, duke u ndodhur pas një luftë të gjatë dhe terrorizmi, nën mbrojtjen
e NATO-s dhe të BE-së është akoma i papërfunduar. Ka disa ngacmime që flasin për
paqartësinë e Shtetit të ri. Përpara zgjedhjeve, partitë kryesore që kanë një angazhim në fushatë - pra pushtetarët e Thaçit dhe rivalët në opozitë të Haradinajt - janë konfrontuar me gurë, me atentate që kanë falimentuar dhe bomba që nuk kanë shpërthyer. Por e rëndësishme është se policia (me 5 mijë agjentë kosovarë), bashkë me KFOR-in, misionin e NATO-s që është prezent (me 13 mijë agjentë në aleancës), e ka mbajtur qetësinë. Pieter Feith, që është shefi i International Civilian Office të Bashkimit Evropian, është shprehur për rregullsinë e votimeve, dhe ka shprehur interesimin se vëzhguesit e jashtëm të jenë sa më korrektë me raportimin e vëzhgimeve. Në Prishtinë ka zbarkuar një delegacion me 7 pjesëtarë të Parlamentin Evropian që janë të drejtuar nga Euro-parlamentarja gjermane Doris Pack, e cila deri në fund ka kërkuar nga kosovarët, serbët e shqiptarët që të shkojnë të votojnë. Pra është e qartë se një pjesë e serbëve është e paqartë se s’dinë se çfarë të bëjnë. Edhe pse ishte e kuptueshme se në Mitrovicë dhe në Kosovën e veriut, influenca e Beogradit mbetet e fortë, kuptohet vetiu se atje pjesëmarrja është e ulët. Por në komunën e Shterpcës dhe të Graçanicës, pjesëmarrja është gati në 14 deri në 18 përqind të komunitetit serb në Kosovë, që është e ndryshme nga pjesët e tjera të komunitetit serb. Sidomos të rinjtë kanë kuptuar se e ardhmja është Kosova e lirë nga Beogradi.
...