Miratimi i kërkesës nga BE- Patozi: Brukseli, konfirmon reformat e qeverisë “Berisha” dhe certifikon zgjedhjet

Vendimi unanim, mesazh i fortë që opozita t’i rikthehet parlamentit
“Vendimi i Bashkimit Evropian, duke miratuar kërkesën e Shqipërisë për statusin kandidat është konfirmimi më premtues që kancelaritë perëndimore i bëjnë procesit të reformat të qeverisë “Berisha” dhe njëherazi mbyllin kapitullin e zgjedhjeve, duke certifikuar procesin”. Kështu u shpreh sot kryetari i grupit kuvendor në Partinë Demokratike, Astrit Patozi, i cili përshëndeti qëndrimin unanimin të ministrave të Jashtëm të BE, duke theksuar se tashmë Shqipëria ndodhet në një hap tjetër të integrimit në Union. Një ditë pasi shefat e diplomacisë evropiane kaluan aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, Patozi, përmes një reagimi mediatik, e konsideron këtë si një moment të rëndësishëm dhe njëherazi si një mesazh të qartë për rikthimin e opozitës në parlament. “Ka ardhur momenti kur opozita duhet të rishohë qëndrimin e saj dhe të rikthehet në Parlament. Vendimi i fundit i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian është konfirmim për reformat dhe njëherazi certifikon zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh ai. Duke iu referuar bashkëpunimit të mëparshëm me opozitën, nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi vuri në dukje se për reformat e mëdha njihen dhe meritat e tyre. Ndërsa për të ruajtur këtë linjë konsensuale dhe fryme bashkëpunimi, opozita duhet t’i rikthehet sallës së kuvendit.
...