E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama të shkëputet nga përkujtimi i Stalinit, njërit prej simboleve të diktaturës”

Lëvizjet qytetare protestojnë kundër shndërrimit të PS në një parti që me 21 dhjetor nderon kujtimin e StalinitShoqëria civile ka reaguar me anë të organizimit më të ri “Kurajo” përpara selisë rozë pikërisht kur mitingu përmbyllës është përcaktuar të mbahet sot, në datëlindjen e ish-diktatorit Stalin, më 21 Dhjetor.Gjatë fjalës se tij drejtuesi i Qendrës, Hamza Hatika u shpreh se ftesa për miting ashtu sikurse edhe dy vite më parë, nuk duhet të ripërsëritet në një tjetër miting in-memoriam për diktatorin më të madh të botës Stalinin. “Duhet ta dinë shqiptarët se gruaja e tij ka vrarë veten, ndërsa vajza e tij është arratisur dhe ka dëshmuar me libra mbi gjenoncidin që babai i saj ka kryer mbi popullin rus”, tha ndër të tjera Hatika. Përpara dy vjetësh Këshilli i Europës është shprehur qartë me një rezolutë ku diktatori Hoxha e renditet të dytën Shqipërinë për frymë popullsie pas Stalinit për krime kundër njerëzimit. Gjithashtu fatura që duhet paguar për këta ish të dënuar, a nuk është një tjetër detyrim i tepërt për qytetarët shqiptarë, e kur në vitin ‘90 u renditëm të fundit për nivel ekonomik? Eurostat publikoi ditë më parë se vetëm në BE, jetojnë rreth 1 milionë shqiptarë, por cili nga këta emigrantë do ta miratonte një miting të dytë in-memoriam dedikuar “baba” Stalinit?, theksoi ndër të tjera drejtuesi i Qendrës “Kurajo”. Vetëm pak ditë më parë komisionari Olli Rehn ka dorëzuar pyetësorin për liberalizimin e vizave për vendin tonë, por janë 4 ligje të cilat duan edhe miratimin e opozitës, dhe ata të cilët qajnë për varfërinë dhe të ardhmen e kombit ne Europë, konsumojnë energjitë rrugëve me mitingje dhe kërkesa pa bazë ligjore”, vijoi fjalën e tij drejtuesi i kësaj lëvizjeje, para dhjetëra protestueve që ishin mbledhur para selisë së Partisë Socialiste, duke kërkuar solidarizim në lëvizjen për të ndalur rreshtimin final të opozitës shqiptare në mbrojtje të kauzës staliniste.  Shteti duhet të ndahet nga pushteti. Vetëm ligji ai që sanksionon dhe vendos mbi të gjithe ne, por selia ylberiste akoma nuk po del nga kolapsi paszgjedhor dhe nuk po pranon votën e sovranit e vendimet e KQZ dhe të Gjykatës së Apelit, ndërkohë që asnjë nga të 2610 komisionerët socialist nuk është  shprehur kundër procesit të numërimit të votës, thanë oratorët në protestën e djeshme. A shkohet në Europë me ligje dhe vendime të një partie që mbron Stalinin, kanë theksuar dje oratorët e Qendrës “Kurajo”, të cilët përsëritën se nuk janë kundër protestave, por kërkuan që opozita të mos arkivojë një miting të dytë për Stalinin, veç pak ditë, pasi Shqipërisë i është pranuar aplikimi për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të plotë në BE....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›