Qeveria dhe Ministria e Financave garantojnë pensionistët dhe administratës se pagesat do të shlyhen brenda dhjetorit

PS vazhdon t’u bjerë kambanave të alarmit për krizë ekonomike në ShqipëriPartia Socialiste ka vijuar dhe gjatë ditës së djeshme me akuza të pabaza në drejtim të qeverisë për vonesa lidhur me pagesat e pagave dhe pensioneve. Deputeti socialist Erion Braçe vijoi trumbetimin e kambanës së alarmit se vendi është në krizë ekonomike dhe se arka e shtetit është bosh për të shlyer detyrimet ndaj buxhetorëve. I vënë në shërbim të Edi Ramës dhe klanit përbërës të Partisë Socialiste, Erion Braçe nuk ka mundësi tjetër veprimi veçse të baltosë reformat ekonomike të qeverisë dhe vullnetin e saj për të shpërblyer me rastin e festave të fundvitit pensionistët dhe punonjësit e administratës. “Dje, Sali Berisha tha 2 herë se, ‘në Shqipëri nuk ka krizë ekonomike’. Dje, zyrtari politik që menaxhon paranë më të madhe në këtë vend, konfirmoi se ‘nuk do të paguhen rroga në dhjetor dhe se shpërblimet do të jenë përgjysmë. Për të kjo është shenjë normaliteti’. Pagesa e rritjes, simbolike, por elektorale të rrogave e pensioneve që në maj, u identifikua nga Kryetari i PD, si arsye për mospagesën e rrogave, pensioneve e reduktimin e shpërblimeve tani. Në maj, ai e quajti sukses pagesën për zgjedhje, në dhjetor po ky e quan sukses mospagesën për festë në çdo familje”, tha Braçe, duke harruar se vetëm pak ditë më parë, Qeveria dhe Ministria e Financave hodhën poshtë deklaratat tendencioze të Edvin Ramës dhe pinjollëve të bllokut për mos pagim pagesash dhe garantoi të gjithë qytetarët e vendit se këto qëndrime të rëndomta, pasi pagesat e pensioneve dhe pagave do jepen sipas ligjit, brenda muajit dhjetor.Sipas deputetit socialist, i cili vijoi të ndjekë rrotullnajën e Edvinit për krizë ekonomike, kjo është shenja më e dukshme e krizës: arka e shtetit është bosh!“Qeverisë i mungojnë edhe pas rishikimit të buxhetit 242 milion dollarë ose mbi 450 milionë dollarë nga programi financiar i fillim vitit. Kjo nuk është “ëndërr e opozitës”, por efekti shkatërrues i keq qeverisjes së shtetit, prej pushtetit politik të Sali Berishës dhe “nën të”-së së tij, Ilir Metës”, tha më tej deputeti socialist, duke mos shtuar asgjë më tepër në raport me vendimin e qeverisë për të ndarë pagat dhe pensionet ashtu siç e parashikon ligji, brenda muajit dhjetor.Gjithashtu, opozita dhe klanet e saj që frymëzojnë reprezaljet anti shtetërore, harron se qeveria, në kushtet e një krize të rëndë globale, mori vendimin për dhënien e një shume shpërblimi për pensionistët dhe punonjësit e administratës. Ky vendim i qeverisë tregon qartë se ekonomia shqiptare nuk është në krizë, por përkundrazi disponon një shëndoshje të plotë dhe një rritje të konsiderueshme vjetore që parashikon të kalojë të gjitha ekonomitë e vendeve të BE. ...