E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundër Papës dështoi nazizmi, kurse tani po e provojnë me pedofilinë

U përpoqën me nazizmin, kurse tani me pedofilinë. Sulmi ndaj Kishës katolike romake të Papa Ratzinger ka arritur në një dhunën eksplicite të paparë. Kësaj radhe për të qenë sa më efektiv sulmi, nevojitej apelimi i tabuve të fundit, të pacenueshme në shoqërinë perëndimore: ku janë shkelur të gjithë të tjerët, dhe madje janë pranuar në emër të zgjedhjes së lirë të gjithësecilit, ngelnin vetëm pedofilia dhe nazizmi. Në lidhje me çështjen e pedofilisë asnjë s’ka menduar ndonjëherë, se Kisha do të ishte imune. Së pari, sepse Kisha është nusja e Krishtit, por ajo është një institucion i njerëzve, i individëve dhe reflekton cenet e njeriut. Së dyti, sepse siç thoshte Poeti, rreziku rritet pikërisht aty ku rritet shpresa e shpëtimit. Së treti, për shkak të historisë së saj, Kisha ka pasur gjithmonë kapituj të lavdishëm, faqet të dritës dhe zona hije, duke përfshirë këtu edhe pushin e
pedofilisë.
është histori shekullore, edhe në Kishën më të ashpër dhe pa kompromise të së kaluarës. Por duhet të shtoj se në, Kishën e Papës së mirë, Gjoni XXIII, edhe Kishën e Pali VI-të, në të cilën frynte një fllad i skandaleve seksuale, edhe Kisha e Gjon Palit II kishte lagje të varfra e të turpshme. Por Kishës së Papa Benediktit XVI nuk i është falur asgjë. Përkundrazi, akuzohet padrejtësisht. Papa gjerman që i ka shërbyer vendit të tij si një ushtar, Papa i traditës, që ka mbrojtur doktrinën dhe konsistencën e besimit, Papa i qytetërimit oksidental, që në mënyrë të pashmangshme hyn në konflikt me kompanitë e abortit, të nihilizmit dhe egoizmit. Një Papë antipatik. Sepse nuk është ai komunikatori i madh që ishte paraardhësi i tij, nuk është tërheqës dhe popullor siç ishte Ai; Papa Benedikti është më shumë filozof dhe teolog, por mbi të gjitha është një pengesë për një vizion laik, ateist dhe progresist, që kërkon të eliminojë kundërshtarët jo në planin e doktrinës e të realitetit, por të skualifikimit të kundërshtarit, duke e demonizuar Shenjtërinë e tij. Pra për të thënë, ti nuk mund të flasësh, sepse je kolaboracionist i Hitlerit dhe i një pedofili. Ndërsa filluan me të vëllanë, të gjithë e kuptuan se donin të sulmonin atë, Papën e shenjtë.
Megjithatë, ky lum karstik i pedofilisë dhe i veseve të këqija që dalin nën hijen e virtyteve të mëdha kristiane, që vetëm tani doli në dritë, nuk është rezultat i kishës së Ratzingerit, por është kolona e turpshme që fshihet prapa kolonave të besimit. Mund të jetë një meritë e Kishës së Ratzingerit që këto gjera - jo të sotme - të dalin në dritë, edhe pse mes një mijë kujdesesh, heshtjesh dhe përpjekjesh për të zvogëluar dhe për ta kufizuar këtë çështje.
Ndërkaq, cfarë doni që të bënte Kisha e cila, nga urtësia e saj e lashtë shekullore, e di se këto faqe janë të turpshme dhe se nuk po përdoren për të luftuar e për të dënuar pedofilët, por për të shkatërruar kredibilitetin dhe besimin në besimin katolik, besimin në vetë kishën dhe priftërinjtë e saj?
Kisha përpiqet për të kufizuar dëmin. është e kuptueshme, nuk mund të bëjë ndryshe. Disa ditë më parë Ratzinger tha diçka në përputhje me traditën e krishterë: intransigjentë kundër mëkatit të pedofilisë dhe indulgjentë ndaj mëkatarëve. Një linjë thellësisht e krishterë, në kuptimin e Jezu Krishtit me Maria Madalenën; që vlen për Kishën, por jo për drejtësinë civile, të kuptohemi. Por jo vetëm, kur Papa Gjoni tha të njëjtën gjë, që duhet të bëhet dallimi midis dënimit të komunizmit dhe indulgjencës ndaj komunistëve dhe ndaj gabimit, u përshëndet si i urtë dhe i mirë. Kurse për ta, tani, fjalët e Ratzinger janë një skandal. Të kuptohemi nuk barazoj pedofilinë me komunizmin. Unë po them se kriteri i vlerësimit është i krishterë në të dy rastet. Pedofilia është një e keqe në vetvete, e pazbutshme nga rrethanat dhe e dënueshme penalisht. Në sytë e kishës, komunizmi shënonte ardhjen e ateizmit, persekutimit fetar, urrejtjes së klasës, shfarosjes së armikut, shënonte ardhjen e totalitarizmit më radikal dhe fundin e lirisë e të dinjitetit të njeriut.
Dy të këqijat midis tyre të pakrahasueshme: njëra pedofilia, më private, e përqendruar në krijesa të dobëta dhe të pambrojtura, neveritëse nga ana njerëzore.
Rasti tjetër është publik, komunizmi: i animuar edhe nga profesioni i besimit se kjo ishte menduar si një zëvendësim i besimit fetar, që goditi tërësisht klasa shoqërore e kombe të tëra, me miliona viktima.
Nuk është sekret që në këto pesë vitet e papatit të Benedikti XVI kanë shpërthyer me vrer të paparë profesioni i ateizmit praktik dhe i militantit, zvogëlimi deri në idiotësi i një krishteri, si rasti i matematikanit ateist Odifreddi, me fushata të dhunshme kundër Kishës, kundër Papa Pacelli-t, kundër At Pierre, kundër Kryepeshkopit Lefebvre dhe pretendimeve të ndërhyrjes në jetën publike sa herë ndonjë njeri i kishës ushtron rolin e tij baritor - me përjashtim kur i kërkohet kishës për të ndërhyrë në jetën publike, kur është fjala për mbrojtjen e emigracionit të paligjshëm ose dënimin e disa ndërhyrjeve ushtarake; Darvinizmi militant, që pretendon për të gjykuar nga shkenca e lartë poshtërim primitiv të besimit, deri në eliminimin e tij. është një fushatë e paparë hidhërimi, është një situatë krejt radikale.
Në Itali, përshembull, akuzat nga SHBA-ja kanë pasur rezonancë të madhe për dy arsye politike dhe instrumentale: e para politike, për shkak se Kisha, duke përmbushur misionin e vet, u bëri thirrje njerëzve për të mos votuar për mbështetësit e abortit dhe armiqtë e jetës. Ne mund të jemi pro ose kundra, por ky qëndrim është pjesë e misionit të saj baritor. Peshkopët shprehin, nuk urdhërojnë; bëjnë thirrje, jo diktate.
Së dyti, për shkak të një lloj binjakëzimi kurioz, midis Papa Ratzinger dhe Papi Silvio Berlusconi, për t’i dënuar që të dy. Mbetem i bindur se ne nuk mund të krahasojmë dy plane të kundërta të jetës dhe dy figura kaq të ndryshme. Dhe pyes veten time, përtej horizonteve të menjëhershme të një fushate zgjedhore të keqe e të një perspektive më të lartë: qytetërimit të krishterë: Dikush dëshiron ta anulojë, ta ofendojë, të prishë një qytetërim mijëvjeçar që është i përhapur në shtëpinë dhe jetën tonë, me historinë e pistë të pedofilisë? Por mos harroni se për çdo pedofili, në Kishë kanë hyrë dhjetë shenjtë, me qindra e mijëra shërbyes besnikë të Perëndisë. Mos i dërgoni në ferr njerëzit e Perëndisë, atë besim, atë institucion dhe atë qytetërim, në emër të disa mëkatarëve, të një moralizimi vicioz, që është tolerant me njëqind mëkate, përveçse kundër një mëkati, me siguri ndoshta më i keqi.
Kisha është një organizëm i madh dhe i gjallë, dhe ka gjithashtu një grykë për nxjerrë jashtë fekalet.

*Filozof, Publicist, analist i gazetës italiane Il Giornale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›