“Gërdeci”, dështon seanca e sotme
TIRANE-Seanca e radhës e planifikuar për sot në Gjykatën e Lartë ndaj procesit më të madh, atë për tragjedinë e Gërdecit me 29 të pandehur është shtyrë me një afat të caktuar.
Mungesa e avokatëve të të pandehurve ka bërë që trupi gjykues të shtyjë për në 2 Prill seancën tjetër për tragjedinë e Gërdecit që më 15 15 Mars të vitti 2008, 15 km larg nga Tirana pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës.
Tragjedia aktualisht po gjykohet në disa shkallë të gjyqësorit ku të pandehur janë rreth 29 persona, duke përbërë kështu procesin më të madh gjyqësor në historinë e gjyqësorit shqiptar. Mes të pandehurve, por që po gjykohen nën pranga janë vetëm 3 persona, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe administratori i fabrikës Mihal Delijorgji. Procese ka patur dhe ne Gjykatën e Lartë per Ministrin e athershem te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sot Minister i Mjedisit. Prokuroria ka deshtuar dy here te dergoje ne gjykim ministrin, pasi gjykata i ka cilesuar te pabaza akuzat dhe ka pushuar ceshtjen.
(d.b/BalkanWeb)