E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama,ish-kryetar i PS-së”

 

Nga Kamza, Kryeministri Berisha ka ironizuar sërish kundërshtarin e tij, duke e cilësuar atë si ish-kryetar të Partisë Socialiste. Teksa i është referuar sërish zgjedhjeve në Komunën e Ballagatit në Lushnjë, kreu i maxhorancës tha se vota për PD-në është dëshmi e ndryshimit. “Këtu nga Kamza, edhe një herë dua të ndalem në fitoren në komunën e Ballagatit. Ajo është një fitore që ka ngrohur zemrat e të gjithë shqiptarëve. Ajo është dëshmi e një ndryshimi të madh, në vlerësimin e programit të kësaj qeverie. Por nga ana tjetër është edhe një flakje e doktrinës së mashtrimeve, shpifjeve dhe trillimeve, me të cilën ish-kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u paraqit para shqiptarëve për vite të tëra”, theksoi Berisha. Sipas tij: “Shprehem këtu për ish-kryetarin, jo se atij i është ndërprerë mandati nga statuti i tij, se çështjet e statutit të partisë së tij nuk më interesojnë mua, por e vërteta është se me leksionin e madh që i dhanë shqiptarët më 28 qershor, ai mund të rrijë të shpifë, të trillojë, të mashtrojë, por çdo ditë numri i shqiptarëve që do i besojnë atij do të pakësohet, deri sa ta lenë vetëm me shalsat e tij”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›