“Opozita shqiptare duhet të kuptojë ndryshimet pozitive të viteve të fundit”
Jean-Claude Mignon, Zëvendëspresident i Asamblesë ParlamentareDebatit mbi Rezolutën për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës i parapriu seanca e pyetje-përgjigjeve në Komisionin e Monitorimit.“Ajo çfarë ndodhi sot në Komisionin e Monitorimit është që dëgjuam një përfaqësues të mazhorancës e përfaqësuesin e opozitës për të parë më qartë këtë situatë që është paksa e komplikuar”, thotë Jean-Claude Mignon, Zëvendëspresident i Asamblesë.Zëvendëspresidenti i Asamblese Jean-Claude Mignon aderon në partinë e Presidentit Sarkozi, UMP dhe është deputet në Parlamentin francez prej vitit 1998.Deputeti i së djathtës franceze Jean-Claude Mignon nuk preferon të përdore termin “krizë politike”, duke respektuar dhe një nga amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike. “Sot duhet që partitë politike në Shqipëri të sillen si qenie të përgjegjshme që ta drejtojnë më mirë vendin, që ta rindërtojnë atë, për të dëshmuar që nuk ka një krizë, por thjesht probleme kontestimi, që mazhoranca dhe opozita apo opozita e mazhoranca, brenda në parlament të sillen me maturi për të bërë punën që populli shqiptar u ka kërkuar që ta bëjnë. Unë jam pro mendimit që Komisioni i Monitorimit të ndjekë nga afër situatën atje për të parë nëse Shqipëria i respekton angazhimet e saj që kontraktuan ditën e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Politika e ‘karriges bosh’ nuk është e mire dhe besoj se për shkak të ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit në Shqipëri, opozita duhet të kuptoje se duhet të respektohen rregullat. Ka parregullsi, por me thoni kush është sot vendi pa parregullsi zgjedhore. Unë jam francez dhe rregullisht ka zgjedhje lokale e nacionale në vend që mund të anulohen nga Këshilli i Shtetit pasi konsiderohet që në rrethana të ndryshme ka pasur parregullsi, por jo për këtë arsye duhet hedhur poshtë tërësia e zgjedhjeve. Këtë Shqipëria sot duhet që ta kuptojë”, u shpreh Mingon....