“Në të gjitha diskutimet, qëndrimi ka qenë unik, PS që të ndalë bojkotin”

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli përshëndet rezolutën e KiE, për situatën politike në ShqipëriKryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi dje në seancë plenare rezolutën e miratuar nga europarlamentarët e Asamblesë së Këshillit të Europës, lidhur me situatën politike në Shqipëri. “KiE i bëri apel opozitës që të ndalë bojkotin dhe të hyjë në parlament, ndërsa eurodeputetët miratuan dy amendamente të rëndësishme të propozuara nga delegacioni shqiptar”, tha kryeparlamentarja. “Në të gjitha diskutimet e kësaj seancë plenare të KE, duke filluar nga më e majta më ekstreme, duke vazhduar tek socialistët, socialdemokratët, të qendrës, të djathtës dhe të djathtës ekstreme, që të gjithë i kërkuan liderit të PS që të ndalë bojkotin, sepse bojkoti nuk është mënyra, me të cilën mendon Evropa, se bojkoti nuk është mënyra, me të cilën punon Evropa”, u shpreh më tej kryeparlamentarja Topalli. Ajo falënderoi dy raporterët, që vetë bënë dy ndryshimet të rëndësishme në këtë rezolutë dhe në mënyrë të veçantë pranimin e disa prej amendamenteve më thelbësore, që ishin paraqitur. Edhe deputetë të tjerë të mazhorancës që morën fjalën, përshëndetën rezolutën e KiE-së, duke dënuar qëndrimin e liderit të opozitës, Edi Rama ndaj proceseve integruese të vendit. “Tentativat që Rama po bën për ngadalësimin e hapave të Shqipërisë drejt BE-së do të dështojnë”, tha deputeti i PD-së, Edi Paloka në Kuvend.Jashtë rendit të ditë, deputetët trajtuan gjerësisht Rezolutën e Këshillit të Evropës të miratuar sot në Strasburg, për Shqipërinë, letra e Partisë Socialistë drejtuar Asamblesë të KE për të ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar në këtë institucion të rëndësishëm të Evropës, komente mbi qëndrimet më të fundit të Partisë Socialiste, probleme të infrastrukturës energjetike në Dibër.Deputetët më pas diskutuan projektligjet e përfshira në rendin e ditës....