Opozita t’i drejtohet Kuvendit, të respektojë afatet kushtetuese
Përfaqësuesi i grupit socialist në Këshillin e Evropës, Denis Mc ShanePërfaqësuesit socialistë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shprehen kundër bojkotit të parlamentit nga Partia Socialiste. Mungesa e arsyetimeve për të mbrojtur një qëndrimin politik, si bojkoti e ka çuar PS-në në një lloj vetëviktimizimi, duke marrë shuplakën më të rëndë në këto vite nga institucionet ndërkombëtare. Përfaqësuesi i grupit socialist në Asamblenë e KiE, Denis Mc Shaneu shpreh se e rëndësishme është që PS të gjejë rrugën e institucionale dhe ti drejtohet sa më shpejt sallës së Kuvendit, për të mos rrezikuar shkeljen e afateve kushtetuese. Ai u shpreh i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe në mënyrë direkt bëri përgjegjës për këtë opozitën, e kryesuar nga Partia Socialiste. “çdo njeri që do ta shohë Shqipërinë përpara, është i shqetësuar për shkak të gjendjes së bllokimit dhe pamundësisë për të ecur përpara, si rezultat i pakënaqësisë së Partisë Socialiste lidhur me zgjedhjet dhe faktit që një pjesë e deputetëve socialistë nuk po futen në parlament. Mua kjo nuk më duket se është zgjidhja e duhur. Ne duam të shohim që gjërat të ecin përpara dhe kjo kërkon kompromise nga të dyja palët, ndoshta me ndihmën e Këshillit të Europës, apo një komisioni hetimi ndërkombëtar, që të bëjmë Parlamentin shqiptar të funksionojë siç duhet”, deklaroi përfaqësuesi i grupit socialist në KiE, Denis Mc Shane....