“Rezoluta e KiE-së dënoi me forcë bojkotin e PS-së”

Përfaqësuesja e Shqipërisë në delegacionin e Këshillit të Evropës, Lajla PërnaskaDeputetja Lajla Përnaska deklaroi dje pas diskutimit për Shqipërinë, se Rezoluta e miratuar mbrëmë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një fitore e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo u shpreh se rezoluta e KiE, duhet të lexohet drejt nga të gjitha faktorët, pasi në thelb është një thirrje dhe një apel që i bëhet opozitës shqiptare, për t’u rikthyer në parlament. Ndërsa, për sa i takon komisionit hetimor, gjithçka të shoqërohet sipas ligjeve të vendit. Si do ta cilësoni faktin që një pjesë e mirë e amendamenteve të mazhorancës janë rrëzuar në KiE?Unë ndjehem veçanërisht e kënaqur dhe e vlerësuar, si anëtare e delegacionit shqiptar, një delegacion tejet dinjitoz, i cili ka punuar me dinamikë të lavdërueshme gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndjehem vërtet krenare që jam pjesë e këtij delegacioni. Veçanërisht ndjehem krenare se gjatë seancës së fundit gjeta një mbështetje jashtëzakonisht të Asamblesë Parlamentare, për rrugën e patjetërsueshme që Shqipëria ka drejt integrimit. KiE, për ata që e njohin këtë institucion, pasi në fakt e vërteta është se jo të gjithë e njohin dhe për më tepër ata që presupozojnë se merren me politikë, e kanë të qartë më shumë se kushdo se Këshilli i Evropës dënoi me forcë absolute bojkotin. Nuk kishte asnjë zë nga ky lloj qëndrimi. KiE bëri thirrje për dialog politik. Pra, atë që mazhoranca e ka kërkuar prej muajsh tashmë. Atë që ka kërkuar dhe konfirmuar tashmë që nga fillimet e punimeve të Kuvendit. Këshilli i Evropës tregoi se Kushtetuta dhe ligji janë të pacenueshme dhe duhet të respektohen nga të gjitha palët. Cili është reagimi juaj ndaj kësaj Rezolute?Edhe njëherë e përsëris për ata që njohin këtë institucion të rëndësishëm edhe për mënyrën sesi operon përmes dokumenteve që përgatit dhe voton. Ajo që ka rëndësi është se synimi edhe për shkak të rezolutës që sapo u miratua ishte dhe mbetet në tërësinë e saj, që të lexohet çdo rreth i kësaj rezolute, çdo paragraf i saj ashtu si duhet nga çdo politikan në radhë të parë, por në mënyrë të veçantë nga Kryetari aktual i Partisë Socialiste, i cili në mënyrën më vulgare, më primitive vetëm para disa ditësh referuar kësaj drat-rezolute, referuar këtij institucioni kaq të nderuar, bëri një apel për dhunë, bëri apel për protesta në rrugë, duke dizinfomuar opinionin publik dhe duke nëpërkëmbur edhe parimet kryesore mbi të cilat është ngritur dhe funksionon Këshilli i Evropës. Pas kësaj Rezolute,a bëhet fjalë për krizë politike në Shqipëri? Ajo që është e rëndësishme është se kjo rezolutë i bën thirrje të gjitha palëve për të zhvilluar dialog dhe ajo që është kryesore dhe që ne, na ka munguar gjatë gjithë kësaj periudhe, është që duhen respektuar lidhjet e shtetit, Kushtetuta dhe ai proces hetimor që mund të bëhet, të bëhet bazuar në rregullat e lojës, bazuar në rregullat demokratike dhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky është thelbi. Këshilli i Evropës mbron shtetin ligjor. Këshilli i Evropës mbron sistemin, mbron institucionet demokratike. Pra të gjithë ato elementë që kryetari Rama i ka sulmuar në vazhdimësi, duke shkuar në dhunimin e tyre. Ky është thelbi i kësaj rezolute. Kjo është e rëndësishme të kuptohet edhe nga ju gazetarët. Ajo që unë dua të them është se, kjo është sot një fitore. Dhe kjo është një fitore, jo për Partinë Demokratike, por një fitore për Shqipërinë dhe shqiptarët. është fitore e bashkimit të pandalshëm në rrugën tonë të integrimit. Ajo që ishte e trishtë në këtë Asamble, ishin kolegët socialistë që lanë vendet e tyre bosh dhe erdhën në forma të tërthorta, jashtëinstitucionale, për të përcjellë për 5 minuta fjalën e tyre. është e turpshme, aq sa është e turpshme edhe ajo lloj përpëlitje e shëmtuar e Ramës për të ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar, për të përjashtuar Shqipërinë nga ky institucion i rëndësishëm. Këtu, valëviten të gjithë shqiptarët. Flamuri shqiptar është i pari në radhë dhe valëvitet më krenar se kurrë....