Kombëtarja, miqësore me Azerbajxhanin e Maqedoninë
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, duke synuar rindërtimin e ekipit për edicionin e ardhshëm.
Kuqezinjtë do të përballen më 11 nëntor ndaj Azerbajxhanit në Tiranë dhe katër ditë më pas, do të ndeshen me Maqedoninë në transfertë.
Gjithçka është zyrtarizuar dje nga Federata Shqiptare e Futbollit. Bëhet fjalë për dy ndeshje tepër të rëndësishme, pasi ato do të jenë të parat pa “senatorët” aktualë, si Bogdani, Skela apo Lala.
(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)