E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo, sërish me arbitrat: Ndeshjet i vendosin ata

Murinjo, mos u largo! Ka qenë ky titulli ironik i të përditshmes katalanase “Sport” ditën e sotme. Arsyeja? “Me të në krye, Reali ka humbur tituj, ka humbur personalitetin dhe fytyrën”, shkruan kjo gazetë, që kujton humbjen me Levanten, pas së cilës portugezi akuzoi sërish arbitrat.

Të mërkurën, Reali i Madridit do të luajë sërish në transfertë, ndaj Rasing Santader dhe tekniku portugez ka kërkuar nga skuadra një reagim të shpejtë, për të lënë pas disfatën e pësuar të dielën. “Një humbje e dytë do të ishte një tmerr, - u shpreh dje portugezi, pa u shqetësuar për titujt e shtypit. – Nëse humbet 6 pikë në dy ndeshje, është vërtet shumë. Prandaj, nëse humbasim në Santander, pavarësisht se luajmë mirë, nuk ka shumë rëndësi”, shtoi ai.

Ndërkohë, Murinjo nuk mund të linte sërish pa prekur temën e arbitrave. “Ndeshja do të jetë ashtu siç do gjyqtari, jo siç duan skuadrat. Ne mund të shkojmë sa larg të na lejohet. Pra, ky është roli i arbitrit”, deklaroi trajneri i Realit.

(a.h/A.LATIFI/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›