Shtatë rregulla për një zemër të shëndetshme
Sa në pak duhan, shumë lëvizje, një dietë e ekuilibruar, kolesterol, tension dhe glicemi nën kontroll... Të thjeshta në dukje, por pak të praktikuara. Dhe është zemra ajo që vuan. Po si të arrish një shëndet ideal kardiovaskular? Një ndihmë vjen nga “American Heart Association”, që ka publikuar në revistën “Circulation”, 7 rregullat e arta që duhen ndjekur dhe një test për të llogaritur në pak minuta si e trajtojmë zemrën tonë.
Shtatë lëvizje të thjeshta
Që të kesh një shëndet kardiovaskular ideal, sipas kardiologëve, do të kishte qenë mirë që duhani të mos pihej kurrë, apo të jetë lënë të paktën prej një viti, të kesh një tregues të masës trupore më të vogël se 25 kg për katror, të bësh 150 minuta ushtrime fizike të moderuara, ose 75 minuta ushtrime intensive, në javë, të ndjekësh një dietë të ekuilibruar, duke ngrënë më së shumti fruta dhe jeshillëqe, drithëra, peshk (të paktën dy herë në javë), ushqime pa yndyrna, të mos pihen lëngje shumë të sheqerosura, të reduktohen në 1500 mgr konsumin e përditshëm të kripës, të kesh kolesterolin total nwn 200mg/dl, presionin arterial në vlerat 120/80 mm Hg dhe gliceminë më të ulët se 100 mg/dL. Hapi i parë është të njohësh vlerat e kolesterolit, tensionit dhe glicemisë. Hapi tjetër është të stabilizosh, të paktën me një nga objektivat. Pra nga një hap njëri pas tjetrit. Nëse është e vështirë të zbatosh një dietë, atëherë duhen bërë përpjekje për të lënë cigaren, apo për më shumë ushtrime fizike.