E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngre siparin edicioni i 14 i festivalit Kenga magjike 2012

Me një atmosferë elektrizuese dhe skenografi të shkëlqyer të mjeshtrit Gaetano Castelli, çeli siparin edicioni i 14  i festivalit të këngëve më të suksesshme “Kënga magjike 2012”

Skena e pallatit të kongreseve pret kështu si çdo vit artistët nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Mes shumë surprizave dhe risive të këtij spektakli, moderatori dhe organizatori i këtij spektakli Ardit Gjebrea, pati në krah 2 bashkëprezantueset sharmante Olta Gixhari dhe Armina Mevlani.

Nata e parë solli në skenë 22 këngëtarë, mes të cilëve spikasin emra të mirënjohur të muzikës Shqiptare si Alban Skënderaj, Bojken Lako, Eli Fara, Eliza Hoxha,Greta Koci, Ingrid Gjoni, Kejsi Tola etj. Një vend të veçantë në këtë superspektakël ju është rezervuar edhe talenteve të reja të zbuluara nga edicioni parë i talent-shoë X-FACTOR.

Në këtë edicion të 14 të këngës magjike, do të prezantohen 270 këngë, 58 prej të cilave të përzgjedhura për në gjysmë finale.

Ky spektakël transmetohet live në Tv Klan, Klan Hd me cilësinë maksimale të transmetimit, RTV 21 në Kosovë, Radio Klan dhe Supersonic Tv.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›