Nëse fiton, 3 mln euro Realit për Shnajderin
Interi
Nëse Interi fiton Champions League, Reali i Madridit përfiton 3 milionë euro. Kështu shkruan “AS”. Në një klauzolë të kontratës së transferimit të Uesli Shnajder tek Interi shkruhet që, italianët duhet t’i paguajnë Realit edhe 3 milionë euro, nëse do të marrin trofeun e Champions League. Shnajder u largua nga Madridi në verën e kaluar për 15 milionë euro dhe nëse ai triumfon sot në Bernabeu, Reali do të arkëtojë edhe 3 milionë euro “cash”. Flitet se këto para do të ndihmojnë në pagesën për marrjen e Murinjos nga madrilenët.
#