E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edin Dzeko prezantohet tek Manchester City

Edin Dzeko blerja e re e Manchester City është prezantuar zyrtarisht, pas transferimit në Eastlands nga Volfsburg javën e kaluar. Klubi me financat më të fuqishme ka treguar edhe një herë potencialin, duke blerë Dzeko për shumën e 30 milionë paundë në tentativën për të fituar titullin kampion në Premier League. 24-vjecari, që do të mbajë fanellën me numër 10, ka firmosur një kontratë katër vjet e gjysëm me City, pasi ka kaluar edhe vizitat mjekësore.

"Për mua është një klub i madh me ambicie dhe unë jam gjithashtu ambicjoz kështu që mendoj se së bashku do të kemi sukses," ka deklaruar Dzeko. Boshanjku me formën e treguar në Bundesligë u shndërrua në objektivin e shumë klubeve të rëndësishme europiane. 22 gola sezonin e kaluar dhe 10 në sezonin aktual.

"Ne e kërkonim Dzekon që në verë, sepse e dinim se ishte lojtari perfekt për ne. Ai është shumë ndryshe nga sulmuesit e tjerë që kemi në skuadër dhe unë shpresoj të vazhdojë të shënojë si në Gjermani", u shpreh tekniku, Roberto Mancini. Që kur Sheiku Mansour bin Zayed Al-Nahyan i Abu Dhabit e mori klubin në 2008, City ka shpenzuar më shumë se 300 milionë poundë për të ndërtuar një skuadër, në kërkim të titullit të parë që nga viti 1968.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›