Video e Metes BE Drejtesia te hetoje. Antikorrupsioni detyrim kryesor

Prokuroria në Shqipëri të veprojë. Ky është reagimi që vjen nga Brukseli pas zhvillimit më të fundit në Tiranë ai i shfaqjes në një video të Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Natasha Butler zëdhënësja e komisionerit për zgjerimin, Stefan Fule kërkoi që sistemi ligjor në Shqipëri të veproj dhe në radhë të parë prokuroria. Ajo thekson se suksesi në luftën kundër korrupsionit është një nga kriteret bazë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Ne sapo kemi vërejtur këto zhvillime në Shqipëri dhe nuk mund të flasim specifikisht. Siç ju e dini në Shqipëri ka një sistem ligjor i cili duhet të veproj në këto raste nëse ato konfirmohen. Kjo është në radhë të parë për prokurorinë që të ndjek në vazhdimësi informacionin e dhene dhe të nisë hetimet. Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në 2009 dhe komisioni dha opinionin e tij në nentor 2010, në të cilin lufta kundër korrupsionit është pjesë e kriterit politik dhe në fakt përben kriterin bazë për anëtarësimin e plotë. Siç është theksuar në 12 kriteret bazë të hartuara për Shqipërinë në opinionin më të fundit komisioni thekson se ka nevojë për rezultate në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet hetim, procedim dhe dënim” tha Butler.
Ajo theksoi më tej se jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera kandidate askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.