E Shtunë, 31 Tetor 2026

Higuain mbyll sezonin para kohe

Sulmuesi i Realit të Madridit, Gonzalo Higuain ka mbyllur përpara kohe sezonin, pasi i është nënshtruar një operacioni në hernien diskale që do ta mbajë për 4 muaj jashtë fushave të lojës. Sipas mjekut amerikan të spitalit universitar të Cikagos, doktor Richard Fessler, i cili bëri dhe ndërhyrjen kirurgjikale, operacioni ishte i suksesshëm, por periudha e rikuperimit do të zgjase 4 muaj, ndërsa sulmuesi i kombëtares argjentinase do te kthehet ne formen e tij më të mirë vetëm pas një viti.

Higuain nuk luan qe prej 20 nëntorit të vitit të shkuar, ndërsa kishte shënuar 10 gola në 17 ndeshjet sezonale. Por, pas operacionit 23-vjecari duhet të qëndrojë për një periudhë relativisht të gjatë jashtë fushë së lojës, një lajm ky aspak i mirë për Realin e Madridit dhe trajnerin e tij Jose Mourinho. Higuain ishte një nga pikat më të forta të skuadrës madrilene dhe titullar i padiskutuar i Mourinhos, ndërsa zëvendësuesi i tij francezi Karim Benzema nuk e ka bindur aspak trajnerin portugez.

Ky i fundit është në kërkim të një tjetër sulmuesi dhe në krye te listës është uruguaiani Diego Forlan. Sulmuesi u shpall lojtari më i mirë i Botërorit 2010, por për të patur shërbimin e tij Reali i Madridit duhet te mundë rivalitetin e Juventusit që prej kohësh ka vënë në shënjestër Diego Forlan.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›