Edit Durham, mikesha e përjetshme e shqiptarëve
Autori i Lajmit: Pëllumb Gorica
Edith Durhamin e kanë përshkruar si mbretëreshë të pakurorëzuar të çështjes shqiptare. "Mikesha e përjetshme e shqiptarëve", e cilësonte Faik Konica. Mbreti Zogu i Parë e dekoroi me titull nderi me motivacionin: "Ajo na fali neve zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmendjen e malësorëve tanë". Po kush ishte Edith Durham? Eksporatore, humaniste antropologjike rreth jetës në trojet ballkanike. U lind me 1863 ne Angli. Ajo rridhte nga një familje e madhe dhe e pasur. Edith ishte me e madhja nga 8 fëmijët e kirurgut Artur Eduart Durham. Në moshë të re, shëndetligë, me vullnetin e përkulur Edith Durham udhëtoi në Ballkan.
Në Shqipëri
Ajo bëhet dëshmitare e shumë ngjarjeve historike në Ballkan, rreth të cilave shkroi 7 libra, duke u fokusuar më shumë në çështjet shqiptare. I tregoi qartë botës për Shqipërinë dhe shqiptaret në një kohë kur kombi ynë rrezikohej të shuhej e kur propaganda e huaj villte vrer, e sidomos kur i kanoseshin rreziqe të shumta si në Jug nga agresoret grekë, ashtu dhe në Veri nga serbët e malazeztë, që kishin shkelur trojet tona e që kryenin masakra çnjerëzore kundër popullsisë. Turqia e dobësuar shumë ndodhej në buze të greminës dhe në Shqipëri i kishte ditët e numëruara. Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia sipas një marrëveshjeje midis tyre, shfaqën lakmitë grabitqare për përvetësimin e tokave shqiptare. Edith Durham udhëtoi nëpër shumë krahina, fshatra, qytete, male, fusha e lugina lumenjsh në Shqipëri. Udhëtime të rrezikshme e me plot të papritura dhe sidomos për një femër në vështirësitë e gjendjen që ndodhej Shqipëria në atë kohë.
Përshkrimi i Sulovës
E frymëzuar nga gjeografia, historia, mikpritja shkroi me simpati për popullin shqiptar, për virtytet e larta morale, të besës, zakoneve dhe trimërive, por edhe gjendjen ekonomike, sociale, fetare, hasmërinë. Përshkrimet e Edith Durhamit për krahinën e Sulovës kur udhëtoi nga Berati në Elbasan brigjeve të lumit Devoll në fillim të shekullit XX, e shoqëruar nga një suvari (xhandar kalorës), për të njohur më mirë atmosferën e asaj kohe me detaje interesante, karakterin origjinal të banoreve, zakonet, gjendjen sociale, (tregon një histori gjakmarrje), për vështirësitë e udhëtimit. Shënime të shkëputura nga vepra e saj "Brengë e ballkanasve faqe 293-294, ..."U larguam nga Berati për në Elbasan në orën 6 të mëngjesit, unë me kalin tim më të dobët që kam parë, sepse ai as vraponte, as mundte të ecte, por lëvizte gjithnjë duke u hedhur. Nuk mërzitem nga hedhjet e një mëzi për një farë kohe, por kur kjo zgjat për 12 ore rresht është e lodhshme. U gëzova që rruga ishte shumë e keqe që kali të ecte ngadalë, përndryshe udhëtimi qe i këndshëm. Shpejt arritëm në lumin Devoll dhe vazhduam gjatë bregut të tij. Suvaria (xhandar kalores), një djalë i qeshur i zhdërvjellët i cili e quante udhëtimin tim çështje sporti, për qejf, gjë për të cilën ai e aprovonte plotësisht. Tha se përveç një pengese të vogël të tij private, rruga ishte plotësisht e sigurt. Prindi i tij plak e i mjerë, i cili në atë kohë nuk mund të zgjidhte vetë atë çështje nderi i qe dashur të largohej nga ai rreth.
Zakonet dhe tradita
Gjendjen e tij djali nuk e quante aq të keqe përderisa ishte futur në xhandarmëri. Kjo ishte një mbështetje mbrojtëse për të, sepse ishte i armatosur mirë. Për hatrin tim ai tha që shpresonte që të mos hasnin atë ditë me ndonjë nga armiqtë e tij dhe derisa fliste kështu ai shikonte nga të gjitha anët me sytë e tij bojë hiri prej shqiponje. Për fat të mirë ai nuk banonte për gjate rrugës që do të kalonim ne, por po ta shihte njeri mund t i zinte pritë kur të kthehej. Sigurish ai s ishte i marrë që të kthehej prapë nga kjo rrugë. Numrin e varreve të humbura që gjendeshin rrugës ishin dëshmitë e atyre fjalëve që na thoshte ky djalë. Të gjithë burrat që lëronin tokën mbanin gjeverdare (pushkë). Barinjtë e kodrave kishin martina dhe gjerdanët plot me fishekë. Disa prej tyre ishin shume të rinj, çunakë të errët, fort të pashëm, të hedhur dhe sqimatarë me paraqitje krenarie sikur donin të thoshin "vëri gishtin kokës, jam unë këtu!". Jeta në këtë krahinë është shumë e rëndë, prandaj ata më të fortët mund të mbijetojnë. Gati çereku i tokës ishte i punuar, por brenda disa pyjeve shihej se po hapnin toka të reja të cilat ishin të shëndosha. Dolëm në një shesh të gjerë në mes të cilit gjendeshin dy drurë arrash të mëdhenj. Këtu suvaria ndali për t u kënaqur me kujtimin e shenjave të plumbave në qitje me pushkë që kishin pasë bërë në këtë vend njerëz te ndryshëm.
Udhëpërshkruesit
Një vit më parë dy katundarë, atë e bir qenë qëlluar nga të zotet e asaj shtëpie në kodër derisa u vranë të dy. Tani s kishte mbetur gjë veç qivuri i tyre, një grumbull i madh me gurë. Pse i vranë? Suvaria nuk e dinte ndoshta kishin armiqësi gjaku. Po të kenë qenë ashtu ata duhet të kenë qenë të marrë që s kanë qenë të armatosur. Që të dalësh jashtë pa qenë i armatosur në këto rrethana është aq budallallëk sa si të dalësh jashtë pa pasur ombrellë në Angli dhe pastaj të ankohesh pse u lage. Gjykatësit i kishin çuar në ferr. Ky është një vend pagan, që quhet Myslim, por as kishte as xhami, prift a hoxhë. Nuk gjendet në katundet e shumta të shpërndara nga të gjitha anët. Krahina e Sulovës në shekuj nuk i ka shpëtuar as syrit dhe vizitës së të huajve. Udhëtarë, studiues, historianë, ushtarakë të lartë, shkrimtarë, inxhinierë, të kombësive të ndryshme: anglezë, austriakë, italianë, grekë, gjermanë, francezë, rusë etj. Dhe nuk janë të paktë ata që kanë shkruar: Ami Bue, Pukvili, Johan Georg Fon Hann, Edith Durhami, Gjergj Veith, Dayrrell Oaklej Hill, D Thurn etj. Janë interesante shënimet që kanë mbajtur. Një pjesë duke e përmendur, kur ua donte qëllimi apo misioni i caktuar, të tjerë, duke shkruar enkas për të. Natyrisht përshkrimet e tyre janë të pakta edhe shkarazi flasin për këtë krahinë, por me fakte, dhe informacione për traditat, dukuritë, gjendjen sociale e ekonomike, hasmërinë, gjeografinë, ndërtimet etj, për të cilat janë të domosdoshme për të ditur më shumë për të kaluarën tonë.
1863-1944
Mbretëresha e Malësisë së Madhe
Miss Edith Durham lindi në Hanover Square të Londrës (Angli) në vitin 1863. Ishte vajza më e madhe ndër tetë fëmijët. Bijë e kirurgut të mirënjohur Arthur Edëard Durham dhe mbesa e pedagogut të shquar Ëilliam Ellis. Kështuqë, Edithi lind në një familje intelektualësh në zë. Ajo shkruante në kujtimet e saj si dhe pse e kishin quajtur Edith, emër që kishte marr nga heroina e një romani romantik, mjaft të suksesshëm në ato vite. I ati, Arthur Durham, kishte paguar për edukimin mjekësor të vetin dhe njëkohësisht edhe për të vëllain, duke shkruar natën artikujt për revistën e përjavshme të Charls Diskenit. Edith Durham shkruante gjithashtu në ditarin e saj "ndërsa ai rridhte nga një familje tepër konservatore, kurse në familjen e nënës sime ishin reformatorë dhe rebelë". Gjyshi i Edithit, ishte pedagog përparimtar dhe mësues i fëmijëve "Viktoria". Ndikoi fuqimisht në intelektin dhe aspiratat e mbesës së tij. Ai ishte reformator social i vendosur. Kur Edithi ishte akoma vajzë e re, ai e merrte rregullisht për shëtitje në parkun e bukur, që ndodhej pranë shtëpisë dhe me të ndante filozofinë e tij për jetën. Edithi lindi në një kohë kur ishte akoma e pamundur të gëzoje avantazhet e studimeve universitare për gra, mundësi që patën rastin të gëzojnë motrat e sat më të reja në moshë. Ajo vetë u arsimuar në shkollat e Akademisë Mbretërore. Pra, me 1870, siç thamë ndjek studimet në Londër. Më 1880-1883, Edithin e gjejmë studente në Bedford College. Paraqet punimet e saj në ekspozitat verore të Akademisë Mbretërore në Londër. Më 1896, Edithit i vdes i ati. Tani asaj i duhet të marrë mbi shpatulla kujdesin për nënën e saj të sëmurë (invalide) "Mater". Por asaj mbas vdekjes së të atit iu desh të merrte përsipër gjithë kujdesin për familjen e saj. Veprat e saj artistike të hershme përfshijnë disa ilustrime tërheqëse të disa specieve, që u përdoren mbi zvarranikët të historisë së natyrës së Kembrixhit më 1901. Ajo atëherë ishte rreth njëzetë vjeçe, kur i ra edhe barra e rëndë e kujdestarisë së familjes. Miss Edith Durham, në moshën tridhjeteshtatë vjeçare dhe ende e pamartuar, shkroi "e ardhmja shtrihej para meje si vite të pafund monotonie ngjyrë gri". Mjeku i saj duke e parë depresionin që e kishte pllakosur, nguli këmbë për një "ndryshim të plotë", dy muaj për çdo vit. E armatosur me fletoren e saj të skicave, Miss Edith Durham mori një udhëtim me avulloren Austrian Lloyd përgjatë bregdetit Dalmat, "duke përshkruar labirinthet ujore midis ishujve të vegjël të atij deti pakrahasueshmërisht të kaltër dhe vezullues, fillova të ndjeja se në fund të fundit, jeta mund t ia vlente ta jetoj...". E magjepsur prej bukurive të peizazhit, ajo ndërmori disa ekskursione të guximshme në Mal të Zi, së bashku me motrën e saj Nellie. Meqenëse kishte parë disa shqiptarë "të veshur mahnitshëm", ajo mori pastaj rrugën drejt Shkodrës, qytetit të tyre. "Në doganën e Hanit të Hotit, më thanë se nuk kisha nevojë për pasaportë, se ishte gëzim i madh për Shkodrën, që unë ndieja se mund të shkoja atje vetëm". Miss Edith Durham endej e pashoqëruar në pazarin e vjetër të Shkodrës, përballë liqenit të bukur, të kristaltë, i cili për të mbeti gjithmonë një burim mahnitjeje. Ajo vizitoi disa herë edhe Kalanë e lashtë të Rozafës dhe u njoh me historikun e saj...! Ajo zbuloi gjithashtu se tregtarët shkodranë ishin "njerëz të mirë, njerëz të ndershëm dhe të sjellshëm, megjithëse paratë e tua mund të zhdukshin pas qoshes, kusuri të vjen tamam në fund". Ndonëse përpirë nga çuditë dhe bukuritë e këtij vendi, ajo tashmë kishte kuptuar se përpjekja e Shqipërisë për pavarësi "ishte më e vështira e lindjes" dhe se nuk kishte zgjidhje të lehtë. Edithi del dhe përsëri del për të vizituar Kalanë e Rozafës, nga ku vrojtonte gjithë Shkodrën me rrethinat, liqenin e bukur dhe pikturesk. Këto pamje madhështore, shtojnë jetë, por edhe të bëjnë të mendosh, se si ky popull ndër shekuj ka punuar e luftuar për pavarësi të plotë. Shqiptarët, "kurrë nuk i kanë rënë kujt në qafë, por kanë qenë të tjerët, që u kanë rrëmbyer lirinë dhe pavarësinë e tyre", shtonte Edith Durham, disi e shqetësuar. Ajo nuk largohej dot nga Kalaja e Shkodrës (Rozafat) dhe soditjet përreth, por mbas pak filloi të binte shi, siç e ka gjithmonë zakon në Shkodër. Ajo dëshironte të qëndronte aty përsëri. Nuk largohej dot! Ishte ditë e shtunë, 30 maj 1903. Duke zbritur nga kalaja, ajo tha: "Këtu do të vij përsëri e përsëri, në këtë vend të mahnitshëm të shqiponjave.....!"
Ky lajm është publikuar: 01/06/2009