E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet në ecje automjeti, shpëton shoferi

Autori i Lajmit: red.
Një automjet është përfshirë krejt papritur nga flakët, në ecje e sipër në Vlorë por nuk u raportuan dëme në njerëz. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Vlorë-Fier, në vendin e quajtur kthesat e Panajasë, bënë të ditur, burime zyrtare nga policia e Vlorës.
“morëm informacionin se tek kthesa e Panajasë, po digjej një automjet tip fuoristradë me targa të huaja CK 318 MX dhe menjëherë dërguam shërbimet e qarkullimit rrugor”, - sqaroi policia. Në vendngjarje ka mbërritur dhe një automjet i repartit të Mbrojtjes kundër Zjarrit të Vlorës. Sipas policisë automjeti me drejtuesin Y. Nazeraj, ishte duke udhëtuar në drejtimin Vlorë-Fier dhe në ecje kishte marrë flakë duke u djegur tërësisht, tha policia, pas shuarjes së zjarrit pa shkaktuar viktima. Nga hetimet, u sqarua se makina ishte përfshirë nga flakët në mënyrë aksidentale, për shkak të një defekti teknik, ndërkohë që ajo u dogj plotësisht. Policia bënë gjithashtu të ditur se nga djegja e mjetit nuk ka asnjë operson të lënduar edhe pse makina kishte marrë flakë në ecje. Grupi i hetimit po punon për plotësimin e dosjes për ngjarjen, por nga hetimet e para ka rezultuar se shkak ka qenë defekt teknik i automjetit

Ky lajm është publikuar: 01/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›