E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtonte me shpejtësi, përplaset me makinën e policisë

Autori i Lajmit: red.
Një i ri nga Shkodra është përplasur me një makinë policie teksa po përpiqej ti shpëtonte postobllokut. Aksidenti ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në aksin rrugor Tiranë-Shkodër, në lagjen “Bahçallek” të qytetit të Shkodrës, pikerisht në vendin e quajtur tek Kisha e Zojës, kur Arjan Gemi 34-vjeç, po drejtonte një autoveturë tip-Benz 200, me targa Italiane FI-N-11051, dhe ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin e policisë tip “Nisan”, e cila ka qenë e dislokuar me shërbim si pikë kontrolli.
Burime nga policia e Shkodrës thanë se për pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar rëndë 20-vjeçarja A. Galica e cila udhëtonte si pasagjere në autovetureë tip-Benz, dhe u dërguar menjëherë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu ka marrë dëmtime të lehta një efektiv i policisë, i cili ishte me shërbim në atë pikë kontrolli si dhe drejtuesi i automjetit Arjan Gemi, të dy të dëmtuari pas marrjes së mjekimit janë larguar nga spitali. Policia pas hetimeve çoi për ndjekje penale 34-vjeçarin Arjan Gemi, pasi akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ky lajm është publikuar: 01/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›