E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Krimeve raport Alibeajt për problemet e gjyqeve

Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Raporti

Problemet e disa prej proceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka bërë që gjykata t i drejtohet sërish ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Albeaj, me një raport ku janë renditur proceset problematike dhe natyra e problemeve që shfaqin. Në një farë mënyre, gjykata kërkonë që ministri t i japë një zgjidhje këtyre proceseve pasi disa prej tyre rrezikojnë dështimin për shkak të shtyrjeve të vazhdueshme. Gjykata ka marrë spunto nga procesi gjyqësor për bandën e Durrësit, proces i cili është një problem tepër serioz, për mbarvajtjen e tij, pasi kanë kaluar 80 seanca pa u zhvilluar. Kjo nuk është hera e parë që Gjykata e Shkallës së Parë për krime të rënda raportonë për problemet që hasen gjatë gjykimeve, pasi edhe pak kohë më parë, kjo gjykatë i kërkonte sërish zgjidhje ministrit për ngecjen e disa proceseve për shkak të mungesës së avokatëve në seancat gjyqësore. Por edhe në kërkesën e fundit të dërguar nga gjykata, ministri është mjaftuar vetëm me dia akuza publike në drejtim të avokatëve dhe nuk ka mvbajtur asnjë qëndrim konkret duke lejuar sërish praninë e probleme në këtë gjykatë.
Problemet
Një nga shkaqet kryesore për krijimin e probleme në proceset gjyqësore janë bërë mungesat e vazhdueshme të avokatëve, të cilët e përdorin këtë si startegji për dështimin e procesit. Është bërë një problem shumë serioz për mbarëvajtjen e punës në gjykatë dhe proceset gjyqësore zgjasin me vite të tëra. Ka pasur edhe raste kur kanë mbaruar afatet e paraburgimit dhe gjykata duhet të lërë të lirë të pandehurit. Ka pasur edhe raste kur për shkak të mbarimit të afateve të procesit të gjykimit janë mbyllur procese gjyqësore siç mund të jetë ai i dosjes së “14 shtatorit”. Ministria e Drejtësisë, vetëm pak kohë më parë ka pohuar se do të përgatisë një ligj të veçantë për të shmangur këtë fenomen. Shtyrja e seancave gjyqësore është bërë tashmë në “modë” për gjykatat. Shumë dosje të bujshme janë zgjatur për shkak të mungesës së avokatëve.
Mungesa e avokatëve
Avokatët mbrojtës janë kthyer në shkakun kryesor të zvarritjes së procese gjyqësore. Një fenomen e tillë ndodh shpesh në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku nga mesatarisht 10 seanca gjyqësore të parashikuara në ditë zhvillohen një ose dy të tilla. Sërish pengesa kryesore për zhvillimin normal të proceseve gjyqësore, mbetet pala mbrojtëse. Në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjykohen persona të akuzuar për krime të rënda një pjesë e tyre rrezikojnë të lënë qelitë për shkak të afateve të përcaktuara të paraburgimit. Burime nga gjykata pohojnë se duhet të bëhen ndryshime të menjëhershme në Kodin e Procedurës Penale, në rast të kundërt duhet të zgjaten afatet e paraburgimit për periudhën e gjykimit, për të pandehurit e akuzuar për vepra penale, në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Për shtyrjen proceseve gjyqësore, gjykatat i janë drejtuar ministrisë disa herë me kërkesa dhe i kanë kërkuar zgjidhje të këtij problemi por ministria nuk ka bërë asnjë lëvizje, duke e lënë që ky fenomen të bëhet akoma dhe më i theksuar.

Gjyqet problematike
Tre gjyqet më problematiket në Gjykatën e Krimeve të Rënda është ai i bandës së Durrësit, bandës së Lushnjës si dhe i bandës së Cërrikut. Këto tre procese gjyqësore kanë njohur vetëm shtyrje të vazhdueshme dhe ende nuk i është gjetur një zgjidhje për shmangien e fenomenit. Avokatët që duan që seanca të vazhdojë kërkojnë ndarjen e gjykimit për të pandehurit pasi shumë të pandehur po mbahen të izoluar edhe pse nuk janë fajtorë dhe duhet të vuajnë vetëm për shkak të qëllimit të bashkëvuajtësve të tyre dhe mbrojtësve për të shtyrë procesin deri në përfundim të afateve të paraburgimit. Vetëm procesi për bandën e durrësit është shtyrë 80 herë radhazi. Në këtë proces do të merren në pyetje mbi 100 dëshmitarë por edhe pse kanë kaluar dy vjet nuk është dëgjuar dëshmia e asnjë dëshmitari. Ka pasur edhe raste kur kanë mbaruar afatet e paraburgimit dhe gjykata duhet të lërë të lirë të pandehurit.
Ky lajm është publikuar: 01/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›