Rakipi: Gabimi nëzgjedhje të kushtonmandatin
TIRANE- Albert Rakipi, doktor profesor, njohës i mirë i politikës rajonale, dhe drejtor i institutit për Studimet Ndërkombëtare bën një analizë të situatës së fundit në Kosovë, pas zgjedhjes së presidentit dhe qeverisë së re atje. Sipas tij, të gjitha debatet dhe kritikat ndaj presidentit mbyllen në momentin që ai është zgjedhur sipas të gjitha rregullave kushtetuese, brenda të gjitha normave. Ai thekson se opozita duhet të ishte pjesë e votës në parlament si për qeverinë ashtu dhe për presidentin. Sa i takon faktit që zonja e parë e Kosovës është një ruse, Rakipi shprehet se lidhjet emocionale ndikojnë në politikë. Por ai përjashton kategorikisht faktin që kjo të ndodhë në rastin e Pacollit. Ai kritikon numrin e madh të ministrave të qeverisë dhe shton se jo domosdoshmërisht hierarkia e vlerave është edhe në hierarkinë e pushtetit.
Kosova më në fund arriti të konstituonte me vështirësi institucionet e saj...
Në Kosovë problem mbeti fakti që procesi zgjedhor zgjati shumë, që nga dhjetori deri tani. Me këtë dua të them që zgjedhjet ishin sfidë e rëndësishme e Kosovës për ndërtimin e një shteti dhe demokracie funksionale. Fakti që zgjedhjet zgjatën 3 muaj, nuk është se janë model e importuar nga Shqipëria, pasi një demokraci funksionale kërkon një traditë liberale, kërkon përvojë demokratike. Historia e shumë shteteve europiane lidhet me trashëgiminë liberale të tyre. Por, Kosova nuk është një terren i favorshëm për këtë, pasi mungon liberalizmi i shoqërisë, tradita demokratike. Shoqëria në Kosovë, ashtu si dhe në vendet e tjera të Ballkanit, ka një organizim mbi bazë klanore. Prandaj duke u nisur nga kjo analizë, këto vështirësi në përmbylljen e një procesi ishin të parashikueshme. Kjo zgjatje tregoi mungesën e tolerancës dhe mungesën e vullnetit politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partitë atje, si në vende të tjera të Ballkanit, nuk kanë konkurrim mbi bazë programesh, apo ideologjish, ata kanë konkurrim për marrje pushteti dhe dallimi i tyre është i vogël sa i takon ideologjisë.
President i Kosovës u zgjodh Behxhet Pacolli, për të cilin pati mjaft debate, qoftë politike apo dhe në media duke i botuar atij akuza për afera si biznesmen, por edhe të kaluarën e tij me publikimin e disa deklaratave jo shumë nacionaliste sa i takon Kosovës?
Tashmë ai është president i zgjedhur i Kosovës dhe pas kësaj nuk ka diskutime. Debati dhe kritikat ndaj tij janë shtrirë në dy rrafshe, në të parin atë emocional në lidhje me sa nacionalist është ai. Janë përdorur disa deklarata dhe qëndrime të tij sa i takon Kosovës dhe për faktin që zonja e parë e tij është një ruse. Por, ky nuk është debat politik, s'është debat modern. Kjo tregoi shkallë të ulët të debatit dhe tregoi nivelin e emancipimit të shoqërisë kosovare. Për aq kohë që ai është zgjedhur me vota e duhura, brenda Kushtetutës, është respektuar ajo, në këtë mënyrë është shprehur vullneti i sovranit, pasi ata deputetë që e votuan janë votuar nga kosovarët, pikërisht për ndërtimin e këtyre institucioneve. Por nëse ke gabuar në zgjedhjen e një kandidati për president, atëherë populli mban shënime që nuk ke zgjedhur njeriun e duhur dhe këto t'i kujton në zgjedhjet e ardhshme.
Zoti Rakipi, a do të ndikojë në politikën e jashtme të Pacollit fakti që bashkëshortja e tij Maria, është ruse?
Jo. Nuk besoj se do të ndodhë kjo. Në fakt lidhjet emocionale kanë ndikim në politik, pa diskutim. Por nuk mendoj se është ky rasti.
Po ai foli edhe serbisht në sallën e Kuvendit, ndërsa betohej si president?
Ky fakt nuk paraqet problem, pasi nëse nuk do ta kishte bërë, po që do të ishte problem. Ai me këtë tregoi se është president edhe i serbëve të Kosovës, pra është president i të gjithëve.
Por opozita, nuk mori pjesë në votimin për president. A mendoni se ai është president i unitetit?
Opozita duhej të ishte atje për të dhënë votën e saj. Është gabimi i saj që nuk ishte në parlament. Në vendet në zhvillim, demokraci të konsoliduara, njerëzit, publiku pra, ka një perceptim se kush duhet të jetë presidenti i vendit. Në këto vende nuk ka surpriza, apo katapultime në politikë. Të njëjtin perceptim kanë edhe për figura qendrore të shtetit të tyre, edhe për prokurorin e përgjithshëm. Por këto ndodhin vetëm në vendet në zhvillim.
Në qeverinë e re Thaçi nuk përfshiu, ashtu edhe siç u kërkua në fakt, njerëzit e akuzuar për korrupsion?
Po. Ky është një standard europian që duhet respektuar. Mirë që nuk u përfshi Fatmir Limaj në qeveri. Sipas mendimit tim, ai nuk duhej të pranonte të ishte pjesë e parlamentit deri në momentin që të vërtetoheshin apo të hidheshin poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Sepse është një standard që duhet të respektohet, askush nuk është mbi ligjin. Në një studim të fundit që kemi bërë ne si institut, me anë të anketimeve, qytetarët mendojnë se në Shqipëri ka njerëz që qëndrojnë mbi ligjin, përveç kriminelëve, mbi ligjin qëndrojnë edhe politikanët dhe ky është një vlerësim shqetësues. Elitat politike në Ballkan në fakt duhet të kenë frikë nëse e kuptojnë se po udhëheqin një shoqëri nën frikë. S'ka gjë më të rrezikshme se sa një shoqëri nën frikë, sot nuk e qeveris dot një shoqëri të tillë. Ndryshe ishte në kohën e Enver Hoxhës, pra që udhëhiqte një shoqëri nën frikë, pasi ai kishte ku ta bazonte këtë pushtet të tij, shihte Bashkimin Sovjetik, por tani në demokraci një gjë e tillë, është shumë e rrezikshme për fatet e vendit.
Kemi vetëm 75 njohje në 3 vite pavarësie, a janë pak zoti Rakipi, kur u premtua 100 njohje ditën e pavarësisë?
Mund të kishte rezultate edhe më të mira sa i takon njohjeve, edhe pse për këtë pikë Kosova ka kundërshtarë të fortë fuqi të mëdha si Rusia, apo edhe ndonjë vend tjetër i Europës. Në fakt BE-ja duhet të jetë më e qartë në politikën e saj në rajon. Ajo nuk duhet të favorizojë vetëm Serbinë, e cila ka ndërtuar institucionet e saj paralele në Kosovë dhe ndërkohë po kandidon për statusin e kandidatit për në BE. Këto standarde nuk i takojnë dhe nuk duhet t'i aplikojë një kandidat për anëtar në BE. BE-ja duhet të jetë e qartë që e ardhmja e Ballkanit varet nga Kosova. Studiuesi francez Domenik Moisi thotë që, popujt e Ballkanit s'i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit, ashtu siç bënë vende të ndryshme të Europës, që duke analizuar historinë e tyre, kanë vendosur të kërkojnë të falur. E në këtë rast, duhet të jetë e para Serbia që të kërkojë të falur për ato që ka bërë në rajonin e Ballkanit. Në mungesën e zgjerimit të njohjeve të pavarësisë ndikoi dhe raporti i Dik Martit. Fillimisht politika dështoi në përballimin e kësaj situate, në vend që të pozicionohej që në fillim pro transparencës dhe hetimit ndërkombëtar, ajo e akuzoi dhe e sulmoi personalisht Dik Martin. Politika kosovare duhet të kishte lëvizur edhe në krahun tjetër, nëse Dik Marti akuzon për trafik organesh, apo nëse ka vetëm 400 serbë të zhdukur, të cilët kanë lënë pasardhës dhe mund të vërtetohet mirë ADN-ja pse kosovarët nuk hapën një çështje ndërkombëtare drejtësie për mijëra shqiptarë të zhdukur. Për të zhdukurit atje janë të gjitha të dhënat dhe fotot e tyre janë të vendosur në dyert e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. Pra, edhe në këtë pikë Kosova ka dështuar.
Kemi një qeveri me një numër të madh ministrash dhe zëvendësish, pse ndodhi kjo zoti Rakipi?
Po, është një qeveri gjigante për një vend të vogël. Është e kuptueshme që kjo ndodhi për shkak të koalicioneve dhe që për secilin koalicion ishin parashikuar vendet, por është gjithsesi e tepërt. Me këtë qeveri, Kosova i ngjan qeverisë së SHBA-së. Po Kosova tani nuk ka nevojë për këtë, ajo ka nevojë për një qeveri kompetentësh, grup ekspertësh, që të mund të arrijnë ndërtimin dhe funksionimin në mënyrë demokratike të të gjithë institucioneve. Sepse në këto momente po bëhet historia e Kosovës, po ndërtohet shteti. Shteti nuk është as flamuri dhe as vendi në OKB, shteti është ai që është në shërbim të qytetarit.
Po a mendoni se kjo qeveri e madhe do të mund të çojë përpara sfidat e Kosovës, që siç thatë ju janë ndërtimi i shtetit dhe demokracia funksionale?
Në Kosovë ndihet nevoja e angazhimit të potencialeve të tjera. Veton Surroi që prej 15 vitesh ka qenë një ministër de facto i Jashtëm i Kosovës. Por, jo domosdoshmërisht hierarkia e vlerave është pjesë e hierarkisë së pushtetit. Duhet pasur parasysh se ky shtet i ri duhet t'i shfrytëzonte më së miri vlerat e tij që ka, pasi nëse Surroi mund të negociojë dhe mund të vizitojë shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të lobojë atje, një ministër të Jashtëm nuk do ta prisnin, pasi nuk e njohin si shtet.