E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi, gol alla Maradona

I mjaftojne pak minuta pert'u shnderruar serish ne hero! Indrit Fortuzi, sulmuesi i Iraklisit, ka hyre dje ne fundin e takimit kunder Larises per t'i dhene fitoren e pare ne kampionat skuadres se tij, duke shenuar nje gol fantastik, pak sekonda para perfundimit te ndeshjes. Ish sulmuesi i Tiranes dhe i kombetares kuqezi hyri ne fushe ne minuten e 83 te te ndeshjes ne Larisa dhe ne minuten e 94 t, mori topin ne mesin e fushes, dribloi kater lojtare vendas e me pas, me qetesine e tij karakteristike, mposhti edhe portierin, duke shenuar golin e vetem te takimit. Nje gol alla Maradona, i cili shperblen sakrificat e medha te "Zogut", i cili, per shume muaj me radhe nuk e ka pare fushen, pasi nuk hynte ne planet e ish trajnerit Kofidhis. Megjithe ecurine e dobet te skuadres, me vetem tri pike e asnje fitore, ne vendin e fundit te renditjes, Kofidhis e mbajti me kokefortesi jashte goleadorin, gje qe nuk e ka bere pasuesi i tij, ceku Jozef Bubenko. Sapo mori ne duar drejtimin, trajneri i ri e afroi ne skuader shqiptarin, ndonese ne stol. Ne minutat e fundit, kur Iraklis kerkonte me deshperim fitoren, Bubenko hodhi ne fushe shenuesin e vjeter dhe ky i fundit ia shperbleu besimin, duke treguar se nuk e ka harruar aspak zanatin e tij, ate te shenimit te golave. Tri pike te arta per Iraklisin qe perpelitet ne ethet e luftes per mbijetese, por tashme me me teper besim dhe me nje golashenues te rigjetur, nje garanci se ne ndeshjet e ardhshme do te vije edhe ngjitja e shumepritur ne renditje.
Kostandin Grillo

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›