Agim Canaj: Si votuam në Paris për zgjedhjet e vitit 1991 (3)

/* */
Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Ekipi Kombëtar, drejtuesit, stafi dhe lojtarët kanë votuar në ambasadën shqiptare në Paris, në mars të vitit 1991, pikërisht në zgjedhjet e para Pluraliste post-komuniste.
Canaj tregon: “Po, votuam që të gjithë në Paris, në një nga ambientet e ambasadës sonë. Ishte një moment që e kujtoj gjithmonë, sa herë që votoj në Shqipëri. Ishte hera e parë që na duhet të zgjidhnim se për kë do të votonim, dhe për më tepër që votonim jashtë. Dua të kujtoj, një fakt, se i gjithë personeli i ambasadës sonë ishte i caktuar nga qeveria e atëhershme komuniste. Gjithsesi, ishte një proces normal.
"Në fakt, dua të theksoj një gjë, të cilën e konsideroj të rëndësishme. Ne si lojtarë e kishim parë realitetin e huaj shumë kohë më përpara. Unë vetë kam dalë jashtë qysh në moshën 18 vjeç, pasi klubi i Dinamos, apo ekipi Shpresa ma kishte mundësuar këtë gjë. Ne e dinim se çfarë ndodhte jashtë, dhe se çfarë realiteti ishte në Shqipëri.
"Dinim ta bënim dallimin. Ne kishim një sistem të ashpër, dhe çdo veprim toni si futbollistë, i nxituar, do të kishte pasoja të rënda për famijet tona. Rasti i Bule Vathit, Qemal Voglit, apo dhe disa të tjerëve ishte i mjaftueshëm për të kuptuar sesa i ashpër ishte ndëshkimi, çfarë kanë pësuar familjet e tyre. Kaçaçi, Leskaj, Ibro, Vata, Gjergji, Sukaj, Kepa u larguan në fillim të vitit 1991, kur regjimi komunist kishte rënë”.
Lotët e Mexhit Haxhiut
“Me ne, në Francë, - tregon Canaj, - kishte ardhur edhe mjeshtri i madh i futbollit tonë, Mexhit Haxhiu, i cili takoi për herë të parë të atin e tij, të cilin ai nuk e njihte. Nuk e kishte takuar kurrë, për shkak të izolimit të Shqipërisë. Ishte një moment emocionues, shumë i fortë dhe për mua, pasi isha i pari që e takova dhe thirra profesor Haxhiun. Mexhiti ishte kopja e të atit të vet. U shkri i tëri në lot”.
Bluza e Bazil Bolisë
Shqipëria humbi 1-0 ndeshjen e parë me Francën në “Qemal Stafa”, me golin e mbrojtësit të Olimpikut të Marsejës, Bazil Boli, dhe që golin e vetëm të tij e ka shënuar kundër vendit tonë, pavarësisht se ka luajtur 45 ndeshje me “gjelat”. Canaj në ndeshjen e kthimit, në Paris, i kërkoi bluzën yllit francez. “Fanellën e Bolisë e ruajta për gati 10 vjet, ishte e bërë enkas për ndeshjen me Shqipërinë”.
Gol, nga 35 metra
Agim Canaj ka shënuar dy gola në ballafaqimet ndërkombëtare të Dinamos në kompeticionet europiane, pikërisht në edicioninin 1989-1990 të Kupës e Fituesve të Kupave. Golin e parë e ka shënuar në ndeshjen e kthimit të turit të parë kundër bullgarëve të Çernemorets, të fituar nga blutë 4-0, teksa më në Bullgari kishte humbur 3-1. “As vetë nuk e di sesi e kam shënuar atë gol, pasi u realizua qysh në minutën e parë të pjesë së dytë, dhe me një eurogol nga 35 metra. Më pas shënuan Eduard Abazi, Adrian Jançe dhe Sulejman Demollari”. Agim Canaj shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 kundër Dinamos së Bukureshtit, por që nuk mjaftoi pasi Dinamoja e Tiranës humbi 2-0 në Rumani në ndeshjen e kthimit.
Shpresa e famshme
Agim Canaj është shpallur kampion i Ballkanit në vitin 1981 me Shpresat (U-21), në Volos të Greqisë. Trajner i ekipit ishte Shyqyri Rreli. “Ne kemi qenë grupi i famshëm i Shpresave, që dolëm në tetëshen më të mirë të Europës në Euro 1984 U-21. Trajner ishte Ramazan Rragami. Isha kapiten i skuadrës”. Shqipëria U-21 mundi Austrinë 3-1 dhe 2-1, Turqinë dy herë 1-0 dhe barazoi 1-1 me Gjermaninë në Shkodër dhe po 1-1 në Trier, duke dalë e para në grup dhe në tetë më të mirat e Europës për atë moshë. “Barazuam 1-1 në Trier (19 nëntor 1983), me Gjermaninë e Berti Fogstit. Golin tonë e bëri Mirel Josa me kokë. Ishte e pabesueshme, eleminuam Gjermaninë e Madhe. Askush nuk e mendonte. Është evenimenti më i rëndësishëm që një skuadër Kombëtare e Shqipërisë të dilte në tetë ekipet më të mira të Europës. Më pas u eliminuam në çerekfinale nga Italia me dy humbje 1-0”.
Shqiptarët e Rumanisë
“Shqiptari i parë që ka luajtur në Rumani, - thotë Canaj, - është Roland Agalliu i Partizanit, e që luajti te Universitea e Krajovës (1990-1992)”. Ishtë i pari lojtar i huaj që luante në kampionatin rumun pas rënies së regjimit të Nikolaes Çausheskut. Më pas në Rumani luajtën Sulejman Demollori, Agim Canaj, Arben Minga, Perlat Musta, Ilir Bozhiqi, Arben Kokalari, Blendi Nallbani. Elis Bakaj është shqiptari i radhës që po aktivizohet në Rumani.