Edon Hasani, gati bashkimi me Vajushin tek Liteksi
Mesfushori 20-vjeçar, Edon Hasani, i është bashkuar skuadrës bullgare, Liteks Lovech, me të cilën luan edhe shkodrani tjetër, Armando Vajushi. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë lojtarit. Ai ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Bullgarisë, ku është provuar dhe paraqitja e tij ka qenë e mirë. Drejtuesit e klubit bullgar kanë kërkuar menjëherë të firmosin me lojtarin dhe kështu ka ndodhur. Duhet thënë se për Vajushin, një tjetër lojtar i dalë nga akademia e këtij klubi, Liteksi ka paguar plot 100 mijë euro.
