Edor Kabashi, "truri" i emigruar që nderon
Jeton së bashku me familjen e tij në Toronto të Kanadasë. Mbiemri që mban e bën krenar, po dhe Kabashët e tjerë krenohen me arritjet e tij. Të njohur në fushën e artit skenik dhe gazetarisë, Kabashët kanë shtuar në arritjet e anëtarëve të trungut familjar edhe pozicionimin e Edorit, nipit të tyre, si doktor i shkencave neurologjike dhe kërkues shkencor. Ata që i gëzohen më shumë Edorit janë prindërit, Irma dhe Kujtim Kabashi, por edhe vëllai më i vogël, Sokoli. Mësuesit e tij në Durrës e kujtojnë me nostalgji nxënësin e shkëlqyer, ndonëse nuk dinë të thonë shumë për rrjedhën e studimeve specifike të Edorit që u largua në fillim të viteve ‘90 nga Durrësi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të kryer atje ciklin e mesëm dhe atë universitar. Më pas, jeta studimore e zhvendos në Kanada, ku kryen studimet pasuniversitare. Ai kryen masterin dhe doktoraturën, por nuk ndalet këtu. Magjia e shkencës e tërheq gjithnjë e më shumë drejt labirinteve të pazbuluara deri tashmë, po që presin një përgjigje. Dhjetëra mijëra njerëz të prekur nga sëmundja e ASL-së presin me ankth një rezultat nga kërkimet shkencore për të ndalur shkatërrimin progresiv që sjell sëmundja. Edori ka përfunduar një punim postdoktorature në Universitetin e Montrealit "McGill", ku dy vjet më parë i është akorduar një fond kërkimor shkencor për të studiuar rrugët e mposhtjes së një nga sëmundjeve të rënda, atë të sklerozës laterale amfiotrofike. Rezultati nuk mungoi, po ka ende shumë për të bërë. Kabashi e ka fokusuar kërkimin e tij shkencor në përcaktimin e mënyrës se si sëmundja shkatërron neuronet motorike, duke shkaktuar paralizën e plotë. Durrsaku ambicioz nuk ndalet këtu. Ambiciet profesionale në fushën e neurologjisë e mbajnë fort të lidhur me të dhe kërkimet shkencore për sëmundjet e rralla neurologjike. Synon të jetë kërkues shkencor në vazhdimësi, si dhe profesor në një nga universitetet e njohura kanadeze apo evropiane, pasi fusha që ai lëvron nuk e kufizon në hapësira. Mjafton që të jetë pjesë e instituteve të mirëfillta kërkimore shkencore. Në Amerikën e Veriut a Evropë nuk ka rëndësi. Karriera e tij tashmë është fiksuar dhe pret vetëm ngritje dhe arritje. Për gazetën thotë se do të ishte shumë i lumtur të kthehej në atdhe për të jetuar e punuar mes bashkatdhetarëve, por Shqipëria nuk ia ofron këtë mundësi. Ai thotë se është një numër i mjaftueshëm shqiptarësh që punojnë në këtë fushë. "Për momentin, në Shqipëri nuk do të kisha mundësi të zhvilloja studime shkencore të kalibrit të lartë në fushën e shkencave të shëndetit. Shpresoj që, me afrimin e vendit tonë me Bashkimin Evropian, t‘i jepet një përparësi edhe sektorit akademik dhe shkencave të shëndetit në mënyrë që unë dhe shumë kolegë të tjerë që punojmë në të gjithë botën, të kemi mundësi të japim kontributin tonë". Një realitet i largët, ky. Krijimi i terrenit për kërkime shkencore në vendin tonë duket shumë larg. Jetojmë në një vend ku ende vuajmë terrin elektrik, furnizimin e kufizuar me ujë të pijshëm dhe drejtohemi nga qeveri që marrin pushtetin për të siguruar në radhë të parë pasuri dhe financa të shëndetshme për rrethin e tyre familjar dhe të ngushtë shoqëror. Megjithatë Edori sheh shpresë, dritë në fund të tunelit shqiptar që nga Kanadaja ku vazhdon të ndërtojë jetën e tij. Jeton mes Montrealit dhe Torontos ku ka familjen dhe shumë shokë e miq shqiptarë. Ata e bëjnë të ndjehet i sigurt ndërmjet të dyja kulturave.
Profesioni
Zgjodhi të studionte biologjinë dhe mjekësinë, nën shembullin e gjyshit
Pasioni për shkencat neurologjike dhe arritjet
Tërheqja e parë drejt profesionit të mjekut i erdhi natyrshëm. Ndikimi i gjyshit me profesion mjek dhe me studime të kryera në universitetin e Bolonjës ka qenë i fortë tek Edori. "Duke studiuar në degën e biologjisë, unë po përgatitesha të bëhesha mjek. Kuptova se isha shumë i interesuar për fushën e biologjisë molekulare dhe sidomos studimet në fushën e neuroshkencave. Si funksionon dhe si është i ndërtuar truri njerëzor. Kontakti me këtë fushë më bëri të pasionohem dhe t‘i përqendroj studimet e mia në këtë fushë, por edhe të ardhmen time profesionale",- tregon Edori. Në pranverën e këtij viti, grupi kanadezo-francez, në përbërje të të cilit është Edori, ka arritur të identifikojë një gjen përgjegjës për një fraksion të rëndësishëm të rasteve të sklerozës laterale amiotrofike sporadike (ALS). ALS, e njohur ndryshe si sëmundja e Lou Gehrig, është një çrregullim i pashërueshëm neuromuskulor, që prek neuronet e lëvizjes dhe e çon të sëmurin drejt paralizës e më pas vdekjes. "Zbulimi është një hap drejt zhvillimit të terapive për personat që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë dhe ndoshta një mundësi për të tjera sëmundje neurodegjeneruese", thotë dr.Kabashi.
Në kuadrin e një specializimi të pasdoktoraturës, Kabashi u përfshi në një grup pune kërkuesish shkencorë që mundohen të gjejnë rrugët dhe medikamentin për të luftuar një nga sëmundjet më drastike që njihen sot në botë. "Po studiojmë modelet e një sëmundjeje drastike që quhet skleroza laterale amfiotropike. Prek 1 në 20 mijë a 100 mijë persona në Kanada dhe në botë. Pas diagnostikimit brenda një deri në pesë vjetësh, paralizohesh dhe humb jetën. Ne po mundohemi të gjejmë një trajtim për këtë sëmundje për të shtuar mundësitë e jetës, apo dhe përmirësuar cilësinë e jetës së të sëmurëve me këtë diagnozë. Shumica e studimeve janë në fushën e gjenetikës, biologjisë molekulare dhe neuroshkencës", pati shpjeguar Edori gjatë kohës që ishte përfshirë në kërkim.
Jashtë profesionit
Koha e lirë është mjaft e cunguar për të, por ekziston. Të qenët një kërkues shkencor në neurologjinë molekulare e bën atë ta ndjejë veten pjesë e asaj kategorie njerëzish që i perceptojnë dhe përvetësojnë ndryshe mesazhet e marra nga një film a pjesë muzikore. Është i pasionuar pas botës së filmit dhe asaj muzikore. "Më pëlqen të shoh shumë filma dhe të shkoj në koncerte të ndryshme, kryesisht të muzikës xhaz, asaj klasike dhe moderne", thotë 31-vjeçari Kabashi, duke dashur të mos thyejë imazhin e të tjerëve për të si një i ri që del nga kornizat e bashkëmoshatarëve të vet. Pasion i tij është dhe koleksionimi i CD-ve. Puna kërkimore gjithsesi e kufizon në ushtrimin e pasioneve të tij.
Kërkimet
Sëmundja e pashërueshme,
përpjekja për ta mposhtur
Shumë pak njihet Skleroza Laterale Amiotrofike, e njohur shkurtimisht ALS, e cila është një sëmundje fatale që shkakton shkatërrimin progresiv të qelizave nervore dhe prek mijëra njerëz çdo vit. Shkatërrimi i qelizave të palcës kurrizore dhe të trurit çon në dobësi të përgjithshme deri në pamundësinë e të sëmurit për të lëvizur. Ky shkatërrim nuk prek vetëm jetët e të sëmurëve prej saj, po dhe rrethin e familjarëve dhe miqve të tyre. Edor Kabashi, një shqiptar i suksesshëm gjatë studimeve akademike dhe pas tyre, tashmë është fokusuar në gjetjen e një kure. Sipas presidentit të shoqatës ALS të Kanadasë, Sean Mçonkey, ALS është një sëmundje e kushtueshme emocionalisht, fizikisht dhe financiarisht. Financimi i kërkimeve për gjetjen e një kure për ALS është kthyer në qëllimin kryesor të kësaj shoqate. Për të arritur tek ajo, duhet të gjendet shkaku dhe mënyrat e trajtimit. Kjo shoqatë financon studiues të ndryshëm nëpërmjet programit të Partneritetit për Kërkime Neuromuskulore. Gjashtë vitet e fundit, nëpërmjet këtij programi, për kërkuesit shkencorë janë akorduar rreth 22 milionë dollarë kanadezë.