Eduard Halimi: Nuk është e vërtetë që jam paguar edhe si deputet, edhe tek Avokati i Shtetit
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, i ka quajtur te pavërteta akuzat e bëra ne drejtim te tij, se është paguar te institucioni i Avokatit te Shtetit edhe tre muaj pas shpalljes se tij si deputet i Kuvendit te Shqipërisë. Ne një interviste për Vizion Plus kreu i drejtësie sqaron se ai ka qëndruar ne detyrën e Avokatit te Shtetit deri ne momentin qe ka ardhur zëvendësuesi. Lidhur me faksimilen e një dokumenti pagese te botuar ne shtypin e ditës, ministri thekson se ai ne asnjë rast nuk ka marre dy paga, edhe si deputet, edhe si avokat i shtetit. Kreu i Drejtësisë sqaron me tej se rasti i tij nuk ka asnjë ngjashmëri me mandatin e socialistit Ilir Beqja dhe se për këtë është shprehur edhe Gjykata Kushtetuese. Halimi thekson ne fund se do ta jepte dorëheqjen nëse do te provohej fakti se ai ka marre dy paga njëkohësisht.