E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Shalësi, “babysitter”-i breshkave të Edvinit

Invsetigimi i gazetës na ka çuar tek Eduard Shalësi, i cili është ngarkuar prej kryebashkiakut në detyrë të kryeqytetit që të luajë rolin e edukatores për breshkat e tij, ndërkohë që part-time, mund të kryejë edhe misionin e tellallit të bashkisë Siç edhe ju kemi informuar në artikullin e numrit të kaluar, mbi absurditetin breshkar që shoqëron kryesocialistin Edi Rama, tashmë s’ka dyshime për mbarështimin e dy breshkave në zyrën e tij.


Imagjinoni pamjet transhedentale të lozonjarit, ndërsa ai ka kontakt me guackat. Por këtë realitet askusht nuk mund ta shohë përveç Eduard Shalësit, i cili është i vetmi nga punonjësit e administratës së Bashkisë, që ka mandatin e administratorit të breshkave. Sipas investigimeve të gazetës “55”, nëpërmjet burimeve të mirëkonfirmuara, punonjës/njërëz të afërm të tij, shpjegojnë se Edi Rama vuan nga dilema morale, pra nga kompleksi i inferioritetit dhe frikës së dështimit nga çasti në çast, përmbledhur kjo në krejt kuptimin e vet universal. Siç theksojnë ata, kryetari në detyrë i ylberistëve, po përballet me një fatkeqësi të rëndë me kosto të thella psikike, saqë në momente të caktuara nga zyra e tij dëgjohen zëra, jo të folura në telefon, as biseda me punonjës të administratës së Bashkisë, pasi siç e theksuam edhe në fillim, në zyrën e tij nuk tenton të futet kush kollaj, ai flet dhe bisedon me breshkat, të cilave ua qaka hallin se u ndjeka i braktisur dhe se parandjeka se shumë shpejt do të përballet me momente të tmerrshme e dëshpëruese për të, po ndjen fundin politik. I tmerruar nga parandjenjat, që ia tollovisin kokën, Edvini ka vendosur të jetë transparent me breshkat, transparent në kuptimin që duke mos qenë më në gjendje t’u japë përgjigje sfidave të rëndësishme që kanë të bëjnë me vrullin politik, problemet që shoqërojnë të majtën e përçarë, problemet serioze brenda bashkisë së kryeqytetit, me një bashki pa buxhet dhe dështimin e pritshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si simbol të apatisë dhe pamundësisë së tij, ka zgjedhur të mbarështojë e dialogojë me breshka (të cilat, nëse do t’u referoheshim mitologjive të shumë popujve, janë bartëse të fatkeqësive, si rrjedhojë e pamundësisë dhe apatisë, duke u kacavjerrë zvarrë dhe nën thundrat e të tjerëve) Një tjetër pikëpyetje ishte, se kush merret dhe kujdesej për to, në kushtet kur Edvini njihet si një njeri jofamiljar dhe që s’ka shumë qejf t’u shërbejë të tjerëve, aq më tepër kur për të në rastin konkret, do të ishte dyfish shërbim. Në vijim të investigimeve tona, arritëm në rezultatin surprizë se rolin e “dado”-s është ngarkuar ta ushtrojë Eduart Shalësi, i cili përkujdeset për ushqimin dhe ngrënien e breshkave, sipas urdhrave dhe dëshirave të eprorit punëdhënës-shtëpiak. Prandaj edhe në zyrën e kryetarit, i vetmi person që ka privilegjin të hyjë brenda, kur Edvini është në shoqërinë e breshkave, është Eduart Shalësi me statusin e shërbyesit dhe bebisiter-breshkash. Gjithashtu mësohet se, Shalësi, shpesh herë ankohet tek të tjerët se keqtrajtohet përtej përfytyrimeve, prej dhunës verbale që Edvini ushtroka mbi të, se nuk i kryeka si duhet punët e “dado”-s, e jo më ato të nënkryetarit të bashkisë. L.Q

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›