E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikën Veltroni, radha e dorëheqjes së Edvinit. A do e japë sot në Gramsh?

Dhjetëra autovetura e autobusë nga Tirana, me nëpunës të bashkisë së Tiranës dhe të mercenarë të tjerë, qysh mbrëmë kanë “pushtuar” këtë qytet, duke sjellë me vete, për herë të parë edhe aromën narkotike. Vullnetarët janë dëshpëruar pas dorëheqjes së Veltronit në Itali, pasi Edvini kishte premtuar se do të imitonte programin dhe karrierën politike të opozitarit të Berluskonit

TIRANE – Turi më i fundit Edi Ramës, i takimit me vullnetarët, vijon sot në Gramsh. Ndërkohë, mësohet se që prej ditës së djeshme, këtë qytet të vogël e kanë “pushtuar” rreth 300 “vullnetarët”  nëpunës të bashkisë së Tiranës, që sot kanë radhën që ulërimat e brohoritjet e tyre, ti “zbrazin” në këtë qytet të vogël.
Banorë të Gramshit, kanë treguar dje, jo pa çudi, se si dhjetëra automjete të vogla me targa “TR”, por edhe disa autobusë, kishin mbërritur në qytetin e Gramshit. Duke mos kuptuar pse gjithë kjo dyndje “vizitorësh”, pas pyetjeve të para drejtuar njëri-tjetrit, banorët e Gramshit janë qetësuar, kur kanë mësuar se qytetin e tyre e viziton sot kreu i PS-ës Edi Rama dhe se “vizitorët” që “mbushën” qytetin e tyre dje, nuk janë asgjë më shumë sesa “vullnetarët” që do të mbushin sot sallën ku Edi Rama, do të flasë, do të marrë disa duartrokitje, dot të largohet, sigurisht duke marrë me vete edhe “shpurën” e nëpunësve-vullnetarë të bashkisë së Tiranës.
Gjithsesi, qysh mbrëmë, në qytetin e vogël të Shqipërisë së Mesme është shfaqur era e narkotikut, e panjohur asaj ane, por edhe është perceptuar dëshpërimi i vullnetarëve, të cilëve u ishte thënë më shumë se njëherë se gjithçka ishte pjesë e një projekti evropian të së majtës, mbështetur fuqimisht nga Valter Veltroni. Ekspertë të opozitës italiane ishin edhe në Tiranë për të hartuar programin elektoral të Partisë Socialiste, por zgjedhjet e fundit në Siçili dhe dështimi i tij në shkallë të gjerë kanë sjellë edhe dorëheqjen e pashmangshme. Helbete, në Itali veprojnë disa rregulla të politikës, por mbetet për t’u parë nëse dështimi i politikës së re të Edvinit do të shoqërohet me shpalljen e dorëheqjes së Edvinit në qytetin e Gramshit.
Pas kësaj, Gramshit do t’i kthehet qetësia e prishur nga “vullnetarët” e Edi Ramës.
Takimi me vullnetarët, është një metodë e re e Edi Ramës, për të justifikuar një tur të tij të ri, nëpër Shqipëri.
I zhgënjyer nga turet e mëparshme, në takime me fermerët, mjekët apo mësuesit, kur Rama, fliste po askush nuk e dëgjonte, sepse pjesëmarrja linte për të dëshiruar, tashmë ai ka marrë masat, që në mos ta dëgjojnë, të ketë ca njerëz në sallat e monologëve të tij, që të paktën të bëjnë sikur e dëgjojnë. Dhe për këtë, atij i mjaftojnë rrogëtarët e bashkisë, përfshi edhe policët bashkiakë të Tiranës, që pasi i hip nëpër autovetura dhe autobusë, i dërgon më e pakta disa orë para dhe më e shumta një natë para, nëpër qytetet ku ai vetë shkon, flet dhe ikën.
Njoftime për “shpurën” e Edi Ramës, që e shoqërojnë atë nga do që shkon për takime të tipit me “vullnetarë”, nuk kanë munguar nga qytetet të ndryshme, si Vlorë, Shkodër, Lezhë, Berat, Skrapar, etj., etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›