Edvin Rama, në maratonën e Gëlbazes
Maratona retorike filloi si poshtë Lanës, ashtu edhe sipër lumit. Siç pritej, një bori e padurueshme bashkëtingëlloresh çjerrëse u hodhën në eter sikur të ishin jashtëqitje gojore e neveritshme. Aktualisht sporti më i nxehtë atletik në Tiranë është nxitja politike për të krijuar konflikte të panevojshme. E panevojshme për njerëzit normalë, sepse për të alien-uarit hormonalë, çdo gjë është e mundur. Lufta për pushtet e Edi Ramës është qëllimi i mitingut maratonomak të filluar dje pasdite. Mirëpo, përtej retorikës së kutive të shqepura, që deklarojnë dukshëm një fobi personale, që po i infekton të gjithë të papunët e Shqipërisë plot probleme. Dikush me të qeshur e të ngjeshur mund të thotë se Rama po i punëson për tre ditë këto të panafakë, dhe nuk e ka gabim. Por mbas tre ditësh? E pra kur Rama s’kishte një program përpara zgjedhjeve, si mund ta ketë mbas zgjedhjeve? Këto janë paradokse shqiptare që vetëm psikanalisti i bashkisë i zhbiron. Edhe shtimi i dozës së fjalëve që përbëjnë urrejtje të papara si ndaj parimeve demokratike, ashtu edhe njëfarë testimi që po u bëhet militantëve, shërbejnë për të kuptuar se sa janë të gatshëm ta ndjekin deri në fund radikalizmin gati xhihadist të sheikut të Bashkisë. Përpara kryeministrisë kërkohet amputimi i shtetit ligjor, meqë partia e Edi Ramës ka vendosur kështu.
Dora vetë Edi Rama. Në mënyrë të paprecedentë, ai tha dje se “në rast të mos-hapjes së kutive, opozita do të kërkojë me forcë largimin e qeverisë". Pra, ai do të përdorë dhunën dhe forcën për ta bërë realitet ëndrrën maniakale për të pasur pushtet mbi gjithçka. Është sindroma perverse e megalomanisë që i djeg çdo mundësi arsyetimi normal. Gjuha e Rambos me karikatorin e përhershëm të goditjes në breshërinë ndaj Kryeministrit dhe investimeve të qeverisë ishte në një linjë - me aq sa deklaroi edhe ish-ministri i Sigurimit, kromozomi që mbart komunizmin, Gramoz Ruçi.
Kuptohet vetiu se, ky i fundit, një njeri që e di mirë sesi punohet dhe përgatitesh me protestat pasi ka shtypur me armë protestat e 2 prillit të 1991 në Shkodër, ku vdiq Arben Broci, pishtari i lirisë. Afërmendsh, për të arritur në këtë situatë banale, ka pasur një investim dymujor të Partisë së Edi Ramës. Kemi afro tetë javë që po asistojmë në një angazhim total të ish-strukturave të sigurimit, me blerjen e mediave të shkruara dhe vizive, me përdorimin e policisë bashkiake të Tiranës apo me provokimin e konflikteve të ndryshme të krijuara in-vitro nga Edvini, vetëm e vetëm për të tensionuar artificialisht vendin, si dhe për të minuar procesin e integrimit të Shqipërisë.
Në fakt, me këso deklaratash alla Edvin bej Rama, i biem rradakes se protestat nuk e frenojnë Shqipërinë, por hajde besoje se...!
Na pompohet një realitet i dhimbshëm, i droguar më shiringën e PS. E kuptohet se ky realitet po na poshtëron ne vetë, por edhe familjen e kombin në sytë e botës. Gjithçka politike e Ramës po punon kundër çështjes kombëtare, kundër aspiratës legjitime të integrimit.
Mirëpo Rama, që është zënë në lak, duke u marrë peng nga palo-industritë e ndryshme, prej çimentos e deri tek lejevet e ndërtimit, industria e licencave të transportit, ajo e reklamave apo nga industria e shpifjes së gël-bazes. Ky njeri nuk njeh asnjë kod moral apo etik të shqiptarëve, ka dhënë prova të pakundërshtueshme se nuk njeh as kodin e heshtjes, as të vdekjes, as të familjes, as të gëzimit dhe as të hidhërimit. Egoarku Rama ka gjasa të këtë abortuar nga qenia shqiptare, të ketë abdikuar nga raca tokësore, sigurisht e gjitha kjo vjen kur je divorcuar nga arsyeja njerëzore.
Slogane nxitëse të dhunës dhe “vox-popul”-i nëpërmjet protestës ishin në vetvete një kundërthënie e seriozitetit në politikë. Edhe ndërkombëtarët thanë që tubimi mos të shkojë në nxitje dhune, por sutaku i Ramës aq kupton sepse delli i kriptës komuniste për të arritur majat e pushtetit me çdo far mjeti është makiavelinizmi që ka përfaqësuar që kur është në politikë. Ky është në pak fjalë i biri i Kristaq Ramës, njeriu më i afërt i diktatorëve komunistë, që ka firmosur e kundër-firmosur burgime dhe internime njerëzish.