Pas një nate të ftohti, protestuesit mercenarë u vizituan në mëngjes nga klika edviniste

Ditziu, Dokle, Tahiri dhe Shalsi, inkurajuan rrugaçërinë e edvinit, për të mos larguar protestuesit
Pasi i lanë mbrëmë në të ftohtin e prag-dimirt disa protestues mercenarë, të sistemuar në disa çadra pink, sot në mëngjes u rikthyen në bulevard, servilët e Edi Ramës, për tu bërë thirrje për qëndresë dhe radikalizm ë protestës.
Me radhë, deputetët e klikës së Edvinit, Namik Dokle, Sajmir Tahiri, Ditzi Bushati dhe Eduart Shalsi i deklaruan protestuesve të rraskapitur nga i ftohti dhe nga pagjumësia se nuk duhet të dorëzohen, pasi urdhri i kryetarit është që të tubohet fuqishëm dhe të sfidohen torturat diabolike të trupit. Kësisoj, deputeti i PS-së, Ditzi Bushati, tha se përshëndetja e Berishës nga kryeministria ishte provokimi i radhës. “Por ai mori përgjigje dje me protestën që bëri xhiron e botës”, u shpreh Ditizu, duke harruar faktin se agjencitë e huaja raportuan për vetëm 3000 protestues. Ai aludoi se mazhoranca ka arsye të forta për të mos pranuar kërkesën për hapjen e kutive sepse e di çfarë fshihet pas tyre.
Sipas Ditziut situata që është krijuar nuk ka lidhje vetëm me deputetët e opozitës por me gjithë shqiptarët.
Ndërkohë deputeti socialist Namik Dokle, duke justifikuar torturën dhe rraskapitjen e atyre pak protestuesve në bulevard, tha se protesta e PS-së ka për qëllim të mbrojë të vërtetën për votën. “Kërkesa jonë është për transparencë dhe këtë nuk e mohon dot askush”, tha ai, duke shmangur llogari dhënien e disa socialistëve pjesëmarrës në protestë se edhe sa do zgjasë rraskapitja e tyre.
Deputeti tjetër, Eduard Shalsi, nuk u interesua shumë për situatën shëndetësore të mercenarëve që mbrëmë kaluan natën në të ftohtin e prag-dimrit, por tha se ishte i habitur nga përshëndetja demokratike e kryeministrit Berisha dje, duke e cilësuar këtë si një provokim. “Po flisja kur Berisha na provokoi me përshëndetjen e tij, por nuk mbeta i habitur me këtë gjest të tij”, tha ai.
Sipas tij, qeveria ka zhytur vendin në krizë. Shalsi tha se pjesëmarrja e djeshme në protestë është një apel që qeveria të mendojë me përgjegjësi.