Edvin Rama nuk mundet të mashtrojë Shkodrën me “tellall-qyqarin” e radhës

PD-ja denoncon deklaratat e deputetëve të PS-së Edi Rama, mund të depersonalizojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij, por nuk mund të mashtrojë Shkdorën, me tellall-qyqarin e radhës.Kështu ka reaguar dje zëdhënësja e PD-së, deklarimet nga selia e PS-së, të deputetit Ilir Beqja.Sipas PD-së, Beqja ishte deputeti që kërkoi seancë të jashtëzakonshme, por që dje u nxor nga Rma, për të deklaruar të kundërtën, në mënyrë poshtëruese.“Edvin Kristaq Rama nxori edhe një herë për ta poshtëruar në sytë e qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë si tellall të radhës Beqen Junior, për të denoncuar seancën parlamentare të jashtëzakonshme, të thirrur pikërisht me kërkesën e qyqarit të sipërpërmendur. Ky individ e kërkoi publikisht seancën për të debatuar për Shkodrën, dhe po ai dhe shokët e tij e bojkotuan në zbatim të urdhrit politik të Edvinit”, u shpreh zëdhënësja, duke kujtuar “gatishmërinë” e shprehur nga Ilir Beqja, për të hyrë në parlament në rast të një seance të jashtëzakonshme. Duke ju referuar edhe mbledhjes së fundit të këshillit bashkiak të Tiranës, ku këshilltarët e PS-së, votuan kundër ndihmës për Shkodrën, PD-ja denoncoi këtë sjellje të këtyre këshilltarëve, si të urdhëruar nga Edi Rama.“Me ‘tellall-qyqarin’ e sotëm (e djeshëm) Edvini mund të depersonalizojë veten dhe ekipin e tij, por nuk mashtron dot Shkodrën, e cila e pa lakuriq në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, te urdhëronte këshilltarët e tij të votonin kundër ndihmës së emergjencës që bashkia e Kryeqytetit do të jepte për zonat e përmbytura”, përfundoi deklarata e PD-së....