Eksperti Çlirim Gjata: Bojkoti i socialistëve është antikushtetues
6 marsi shënon afatin e fundit kushtetues për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të selisë rozë, nëse ata do të vazhdojnë të qendrojnë jashtë kuvendit. Por juristët e konsiderojnë antikushtetuese edhe mospjesëmarrjen e deritanishme të tyre. çlirim Gjata sqaron në një intervistë të posaçme për Tv Klan se është ligji themeltar i shtetit që i detyron deputetët që të përligjin votën e marrë nga populli në zgjedhjet e përgjithshme. “Nga pikpamja ligjore mospjesëmarrja në kuvend është antikushtetuese, sepse një kandidat ka plotesuar kriteret e kandidimit dhe ka lidhur e fituar me pas një kontratë me popullin, pra ka tagrin e përfaqësimit të tij në Kuvend, prandaj ai është i detyruar të zbatojë Kushtetutën. është e njejta gjë si me një prokurë.”Por në arsyetimin e tij juristi Gjata shkon më tej kur thotë se mandati është individual dhe jo kolektiv dhe si i tillë deputetëve të Partisë Socialiste iu është ndërprerë që në momentin kur refuzuan të bëjnë betimin në shtator. “Djegia e mandateve shihet në planin individual dhe jo kolektv siç pretendohet nga opozita dhe me kalimin e afateve e humbet këtë mandat. Por mandati i tyre duhet të ishte ndërprerë që kur nuk bënë betimin. Ndonëse ka një interpretim të regullores që bazuar në nenin 71.2 thotë se ai i ndërpritet pasi nuk paraqiten për 6 muaj pa arsye dhe më pas kërkohet zëvendësimi nga KQZ-ja”, thotë Gjata....