Presidenca e BE: Parlamenti është vendi i opozitës, bojkoti cënon themelet e demokracisë

“Diplomacia parlamentare, tërësisht efikase në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave” Spanja dënon bojkotin institucional të opozitës shqiptare, duke theksuar se me këtë sjellje dëmtohen rëndë themelet e demokracisë dhe penalizohen aspiratat mbarë kombëtare për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Këtë qëndrim shprehu sot ambasadori i Spanjës, Emanuel Montobio, vendi i të cilët udhëheq Presidencën e radhës të BE. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, Montobio gjeti me vend të bëjë një apel publik për rikthimin e jetës parlamentare, ndërsa shtoi se me bojkotin e institucioneve opozita shqiptare është duke cënuar demokracinë. “Parlamenti është vendi për opozitën. Bojkoti nuk është i mirë për vendin dhe për demokracinë”, u shpreh ambasadori spanjoll në vendin tonë Emanuel Montobio. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit tha se “Kushtetuta është e qartë dhe ajo do të zbatohet”. Këto deklarata u bënë gjatë prezantimit tek kryetarja e Kuvendit, të programit dhe prioriteteve të Presidencës spanjolle të BE, nga ana e ambasadorit Montobio, i shoqëruar nga shefin i delegacionit të KE, Helmut Lohan. Kjo presidencë bashkë me presidencat pasardhëse belge dhe hugareze përbëjne një trio-presidencë të BE-së në koordinim të politikave, jo vetëm europiane por edhe globale. Ambasadori i Spanjës tha se zgjerimi i BE-së është një ndër prioritet e kësaj presidence tashmë edhe pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës. Ai tha se mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave duke vlerësuar progresin e bërë nga pala shqiptare në plotësim të angazhimeve.Ambasadori spanjoll tha se Parlamenti Europian ashtu si parlamenti shqiptar do të jenë insitucionet me peshën kryesore në këtë proces. Ai vlerësoi diplomacinë parlametare si një veprimtari efikase dhe me imapakt konkret në përshpejtimin e procesit interguese të Shqipërisë. Bashkimi Europain tha ai, veç zgjerimit ka si prioritete ndërtimin e një modeil të ri ekonomik, sfidat e ndryshimeve klimaterike dhe forcimin e BE-së si një faktor ndërkombëtar, përmes koordinimit të politikave në nivel transatlantik në bashkëpunim më SHBA-në, Kanadanë, Amerikën Latine e Azinë. Ambasadori spanjoll tha se në kuadër të Unionit Mesdhetar po shihet politikae një zone të lirë ekonomike gjë që do të ketë impakt pozitiv edhe për Shqipërinë si vend anëtar. Kryetarja e Kuvendit i bëri urimet më të mira ambasadorit spanjoll për presidencën spanjolle të BE-së. Ajo tha se Shqipëria ka besim te kjo presidencë për zgjerimin dhe heqjen e vizave, pasi shqiptarët janë populli më proeuropian....