E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Me “tellall – qyqarin” e radhës, Edvini nuk e mashtron dot Shkodrën

Selia blu dënon politikën qyqare të servilëve të kryesocialistit në largim, të cilët krahas manipulimeve me fatkeqësinë natyrore hodhën poshtë edhe seancën e jashtëzakonshme që u thërrit nga vetë ata. Përmes zëdhënëses Erla Mëhilli, Partia Demokratike iu kundërpërgjigj akuzave të ngritura nga PS, nga një deputet pa mandat, një qyqar, që vetë kërkoi thërritjen e seancën e jashtëzakonshme dhe vetë e denoncoi atë. Zëdhënësja e selisë blu, u shpreh se politika e qyqarllëkut të Edvin Ramës nuk mund të mashtrojë dot Shkodrën. “Edvin Kristaq Rama nxorri sot edhe një herë për ta poshtëruar në sytë e qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë si tellal të rradhës Beqen Junior, për të denoncuar seancën parlamentare të jashtëzakonshme, të thirrur pikërisht me kërkesën e qyqarit të sipërpërmëndur. Ky individ e kërkoi publikisht seancën për të debatuar për Shkodrën, dhe po ai dhe shokët e tij e bojkotuan në zbatim të urdhërit politik të Edvinit.Me “tellall-qyqarin” e sotëm Edvini mund të depersonalizojë veten dhe ekipin e tij, por nuk mashtron dot Shkodrën, e cila e pa lakuriq në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tek urdhëronte këshilltarët e tij të votonin kundër ndihmës së emergjencës që bashkia e Kryeqytetit do të jepte për zonat e përmbytura”, përfundoi deklaratën e saj për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›