Përmbytjet, ministri i Shtetit Genc Pollo kontribuon me 100 mijë lekë të reja

Posta Shqiptare projekt të veçantë për ndihmatMinistri i shtetit, Genc Pollo, ka kontribuar me 100 mijë lekë pranë Postës Shqipëri, në shenjë solidariteti për familjet e përmbytura në qarkun e Shkodrës, ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët të shprehin solidaritetin e tyre. “Kjo është një fushatë që synon tu vijë në ndihmë të prekurve nga përmbytja që sa më shpejt t’i kthehen jetës normale. Kemi zgjedhur Postën Shqiptare në mënyrë që kjo fushatë të përfshijë të gjithë qytetarët pasi filialet e postës janë të shtrirë në gjithë vendin”- u shpreh ministri i shtetit Genc Pollo. Pollo dha garanci të plotë se qeveria do të kompensojë dëmet që shkaktoi përmbytja, në bazë të një skeme të posaçme që do të miratohet nesër në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea theksoi se qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti ose pasaportë. Kësisoj, çdo qytetar që dëshiron të kontribuojë për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Shkodrës mund ta bëjë këtë përmes Postës shqiptare në bazë të udhëzimeve të afishuara pranë filialeve, për të shmangur kështu çdo formë abuzimi me ndihmat që do të shkojnë pranë familjeve në zonat e përmbytura të Shkodrës....