E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bojkoti, antikushtetues, mandati duhej ndërprerë qysh kur refuzuan betimin”

Ekspertët sqarojnë procedurat e zëvendësimit të kandidatëve socialistë që s’pranojnë mandatet e dhëna nga KQZ-jaJava e parë e muajit mars shënon afatin e fundit kushtetues për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të selisë së PS-së, nëse ata do të vazhdojnë të qendrojnë jashtë Kuvendit. Por juristët e konsiderojnë antikushtetuese edhe mospjesëmarrjen e deritanishme të tyre. çlirim Gjata, ish-kryetari i KQZ-së, sqaron se është ligji themeltar i shtetit që i detyron deputetët që të përligjin votën e marrë nga populli në zgjedhjet e përgjithshme. “Nga pikëpamja ligjore mospjesëmarrja në kuvend është antikushtetuese, sepse një kandidat ka plotësuar kriteret e kandidimit dhe ka lidhur e fituar me pas një kontratë me popullin, pra ka tagrin e përfaqësimit të tij në Kuvend, prandaj ai është i detyruar të zbatojë Kushtetutën. është e njejta gjë si me një prokurë”, shprehet Gjata.Në arsyetimin e tij juristi Gjata shkon më tej kur thotë se mandati është individual dhe jo kolektiv dhe si i tillë deputetëve të Partisë Socialiste iu është ndërprerë që në momentin kur refuzuan të bëjnë betimin në shtator. “Djegia e mandateve shihet në planin individual dhe jo kolektiv siç pretendohet nga opozita dhe me kalimin e afateve e humbet këtë mandat. Por mandati i tyre duhet të ishte ndërprerë që kur nuk bënë betimin. Ndonëse ka një interpretim të rregullores që bazuar në nenin 71.2 thotë se ai i ndërpritet pasi nuk paraqiten për 6 muaj pa arsye dhe më pas kërkohet zëvendësimi nga KQZ-ja”, vijon më tej Gjata. Dhe në këtë kontekst, duke komentuar deklaratat e disa deputetëve socialistë se nuk do ta djegin mandatin e tyre, juristi Gjata shpjegon se ky vendim i tyre është vetëm një detyrim kushtetues.“është detyrim kushtetues për atë që të ka dhënë votën kushdo që të vendosë të hyjë në kuvend, ke marrë votën përfaqësoje…”, shton ish-kryetari i KQZ-së.Në argumentin e tij çlirim Gjata shpjegon dhe faktin se mospjesëmarrja e opozitës në Kuvend lidhur me pretendimin e saj për hapjen e kutive të votimit nuk qëndron juridikisht, pasi nuk është në legjitimitetin e parlamentit të ndërhyjë në vendimmarrjet e gjyqësorit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›