E Diel, 1 Nëntor 2026

Votat për Edvinin, Erjon Veliaj po i kërkon pusetave e kolektorëve anembanë Tiranës

Erjon Veliaj, i vetëshpallur kryetar i një partie aleate të PS-ës, dje kishte zgjedhur të bënte, jo gomën e përdorur të Edi Ramës, por shefin “e sektorit të prapavijës” (jo prapanicës) G 99.
Në çdo ndërmarrje, apo institucion privat e shtetëror ka nga një sektor që quhet “sektori i prapavijës”. Përgjithësisht ky është sektor i vogël në numër personash të cilët merren me pastrimin dhe ruajtjen e higjienës në këto ambiente, me riparimin e karrigeve e tryezave të dëmtuara, me riparimet e gardheve, me mirëmbajtjen e makinerive dhe automjeteve, me mirëmbajtjen e sistemit elektrik, etj., etj.. Në më të shumtën e rasteve, këto shërbime nuk kanë të bëjnë në mënyrë të drejtë për drejtë, me atë që është primare për këto ndërmarrje e institucione shtetërore e private.
Pikërisht, këtë rol kishte marrë përsipër dje Erjon Veliaj, që e kishte shndërruar G 99-ën e tij, në “sektorin e prapavijës” (jo të prapanicës) të Edi Ramës.
E pra, ky homologu në tentativë i Edi Ramës, dje kishte zgjedhur të arnonte gardhin e një fushe sportive sie dhe rrjetat e koshave të basketbollit, në një ambient publik, diku pranë “Zogut të zi”.
Me veglat e punës në dorë, djem e vajza të “sektorit të prapavijës” (jo të prapanicës) G 99, u shfaqën dje para kamerave të televizioneve për të na dëshmuar edhe punët abuzive të Edi Ramës, me këndon sportiv në fjalë, gardhi dhe rrjetat e koshave të së cilës ishin katandisur a thua se “i kishte ngrënë qeni”.
Por në kushtet kur Edi Rama na e ka “shitur” punën për ndërtimin e atij këndi sportiv, si sukses, e si pjesë të strategjisë së zgjerimit të ambienteve të argëtimit nëpër lagjet e Tiranës, dje, kryebashkiaku kryesocialist dhe shefi i shefit “të sektorit të prapavijës” (jo të prapanicës) G 99, kishte zgjedhur një mënyrë origjinale, për të justifikuar punët e dobëta shkel e shko nëpër Tiranë. E pra, ai Edi Rama kishte zgjedhur Erjon Veliajn, për të arnuar dështimet e punëve publike nëpër Tiranë. Dhe Erjon Veliaj, nga pozitat e shefit “të sektorit të prapavijës” (jo të prapanicës) G 99, i zellshëm kishte zgjedhur dje të bënte, me nder, ca arnime të punëve të Edi Ramës, duke pretenduar që edhe me arnimet e abuzimeve në ngritjen e ambienteve sportive nga bashkia e Tiranës, të çoj në ullukun e shefit të tij, ca kredenciale më shumë.
Më e çuditshmja dhe e papara është paralajmëruar nga vetë Erjon Veliaj, në të shtunat e ardhshme. Ai na la të kuptojmë dje, se në të shtunat e ardhshme nuk duhet të çuditemi në se do shohim ata “të sektorit të prapavijës” (jo të prapanicës) G 99, bie fjala, duke pastruar e zhbllokuar puseta, duke kontrolluar mbarëvajtjen e kolektorëve të derdhjeve të ujërave të zeza në Lanë, duke fshirë rrugët e Tiranës ditën apo edhe natën, me shpresën se nëpër këto puseta, kolektorë, apo rrugë të pista e të arnuara disa herë të Tiranës, mund të gjejë e mbledhë ndonjë votë më shumë për Edi Ramën.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›