E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini demonstron në Kukës, tezat e Stalinit për bashkim të proletariatit

Turi “Dialog me Shqipërinë”, i kryesuar nga Edvini i është kundërvënë dje qytetit të Kukësit, aty ku kalon edhe rruga e shqiptarëve, ajo Durrës-Kukës-Morinë. Pikërisht në këtë pjesë të këtij segmenti rrugor, Edvini ka spekuluar përsëri duke mos iu ndarë thagmatizmit të tij nekropolitik për ndërtimin e kësaj rruge, të njohur edhe ndërkombëtarisht si një nga investimet më madhore në rajon. Megjithëse, ndërtimi i kësaj rruge do të çojë në një zhvillim ekonomik të të dy shteteve shqiptarë në Ballkan, Shqipërisë dhe Kosovës, gjithashtu duke rritur shkëmbimet tregtare dhe kulturore e drejt një bashkëpunimi më efikas dhe bilateral në aspektin ekonomik, për Edvinin nuk është e njëjta gjë. Sorollatjet e tij nëpër fshatrat e Shqipërisë bënë të mundur që ai të diktojë mendësinë e një pjese të banorëve, të cilët duke i treguar atij për nostalgjinë komuniste, të gjatë 50 viteve dhe se sa keq ndjeheshin aktualisht në një shoqëri demokratike dhe pluraliste, Edvini u premtoi atyre se do të mundohet që të shigjetojë në mënyrë të pareshtur ç’do plan-projekt dhe projekt të qeverisë demokratike që ka për synim rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Nën moton e tij si, “për një bashkim përtej së majtës dhe së djathtës”, Edvini kuptohet që kërkon një bashkim përtej partive politike dhe përtej sistemeve politike. Duke iu referuar motos komuniste-socialiste, “Proletarë të të gjithë vendeve, bashkohuni”, Edvinit, po i shërbejnë si ushqim tezat e Stalinit, apo të Marksit, të cilat megjithëse në mënyrë të fshehtë, po i paraqet nëpër fshatrat e Shqipërisë, duke kërkuar një bashkim të ri, nën autoritarizmin komunist. Ndonëse nga Kukësi, kryetari i Partisë Socialiste, u shpreh se e vlerëson rëndësinë e madhe të korridorit rrugor Durrës-Kukës, por ajo që dënohet nga neo-komunistët është sipas tij, abuzimi me fondet e saj e kësaj rruge. Më pas, në një takim me banorët e këtij qyteti Rama ka bërë thirrje për bashkim me PS-në dhe politikën e re që ofron kjo forcë politike. “Te reja e të rinj që janë këtu, nëse nuk duan që 17 vjet të tjera të kalojnë dhe t‘i afrohen moshës se pensionit pa siguri shëndetësore dhe mungesën e një respekti duhet ta kapërcejmë sot së bashku kufirin mes së majtës dhe së djathtës. PS-ja nuk është qëllimi ynë, por instrumenti ynë, instrumenti juaj që do të realizojë qëllimin tonë të madh, që të mundë papunësinë, injorancën e varfërinë”, është shprehur ai. Kësisoj, Edvini po parashtron në ç’do cep të Shqipërisë, idenë e vjetër komuniste për një bashkim të ri, përtej së majtës, përtej së djathtës....!!!! Po ku qenka kjo linjë orientuese që i shmanget të majtës dhe të djathtës ? Komunistët në sistemin politik socialist, kishin moton e tyre, “Proletarë të të gjithë vendeve, bashkohuni”. Sigurisht kjo nuk është e njëjta gjë në pamje të parë me atë të Edvinit “Përtej së majtës dhe së djathtës”, por ka një pikë të përbashkët. Ai bën thirrje për bashkim drejt një sistemi politik unikal dhe vetëm drejt një force politike. Kështu që, le të presim të tjera zhvillime në kuadër të turit “Dialog me Shqipërinë”, se ç’moto të tjera moniste do të shpalosë Edvini. Gjithsesi rreziku është evident, neokomunistët, janë në veprim e sipër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›