E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini e shndërron Partinë Socialiste në formacion ekologjist, s’pretendon pushtetin, por privatizimin e saj

Me shpalljen e një programi të padetajuar, pa ambicie dhe pa pretendime për të marrë pushtetin, Edvini tregoi dje se po kërkon krijimin e një korace politike, përmes privatizimit të partisë, dhe jo prodhimin e një alternative të mirëfilltë opozitare

TIRANE - Nëse 4 vite më parë, Fatos Nano, do t’i ribesonte për të dytën herë radhazi “magjisë” që prodhonte tundja para shqiptarëve e gogolit që i referohej kaosit dhe ngjarjeve dramatike të pranverës së vitit 1997 përkundrejt kundërshtarit politik në opozitë, pasardhësi i tij në Partinë Socialiste Edi Rama ndonëse proklamon se është bartës i një politike të re me të cilën synon që të ndërrojë historinë e këtij vendi, nuk i ka shpëtuar kësaj ngasjeje.
Pavarësisht metaforave të përdorura me kujdes për të provokuar emocione pozitive apo gjetjeve stilistikore gjuhësore në prezantimin e të ashtuquajturit program qeverisës, kryesocialisti Rama vendosi në qendër të fjalimit të tij 45-minutësh në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve përdorimin e ngjarjes tragjike të 15 marsit të vitit të kaluar në Gërdec. Kjo çështje e dhimbshme njerëzore e reduktuar gjatë muajve që pasuan tragjedinë në një shantazh të rëndomtë politik për të arritur një sërë objektivash të ngushta si ndryshimet kushtetuese dhe sistemin elektoral është vendosur që të tundet si gogoli i radhës për të terrorizuar  qytetarët e thjeshtë.
Duke e impostuar dhunshëm Gërdecin si simbolin e qeverisjes së djathtë dhe në krahun tjetër mohuar sukseset e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe më pas ratifikimin e sa nga të gjithë parlamentare e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Rama paraqiti si një model të padiskutueshëm suksesi drejtimin prej tij prej 9 vitesh të bashkisë së Tiranës. Një paralelizëm ky i vështirë për t’u marrë seriozisht po të kihen parasysh skandalet e zbardhuar së fundmi nga komisioni hetimor
parlamentare i ngritur për të për sa i përket mënyrës së dhënien e lejeve të ndërtimit.
Kreu socialist më pas bëri dje të ditur edhe disa nga shpikjet e politikës së re siç është ministria e posaçme për fshatin e bashkëshoqëruar kjo më përdorimin e një termi të huazuar nga arkivat e Shqipërisë komuniste që premton rritjen “e sovranitetit ushqimor të vendit dhe të familjeve shqiptare”.
Plaftorma e Edvinit, ekologjiste e futuriste, por që tregon se ai s’pretendon të marrë pushtetin, por të shndërrojë PS-në në një parti private/Konferenca Kombëtare për programin e Partisë Socialiste ka rezultuar në fakt një aktivitet i rrallë, i cili konfirmon se si një opozitë kryesore në vend nuk ka asnjë propozim qeverisës për të bërë, por shndërrohet në një esse të kryetarit Edi Rama, që e shfrytëzon rastin për të publikuar një shkrim publicistik, pa ngërthyer asnjë premtim, e rrjedhimisht duke e bërë më të thjeshtë edhe kontestimin pas 28 qershorit, kur të konfirmohet edhe disfata elektotarale. Me fjalën e tij, Edi Rama nuk foli për asgjë që kishte të bënte me vizionin e tij si pretendent për kryeministër, as nuk foli për largimin e tij si kryetar i bashkisë së Tiranës e as vizionin e tij si kryeministër pretendent për ndryshimin. Tezat e përgjithshme për arsimin, shëndetësinë, drejtësinë, kulturën, ekonominë e jetën shoqërore u shndërruan në fraza rurale, ekologjiste e antiglobaliste, duke e shndërruar vizionin e opozitës më të rëndësishme në vend në vizionin e një partie ekologjike, e cila s’ka si alternativë marrjen e pushtetit, por përfaqësimin dinjitoz në legjislaturën e ardhshme. "Ne 28 qershor do te nisë historia e aleances mes fermerit dhe shtetit, mbi bazen e interesave reciproke. Duhet t'i jepet fund diskriminimit te njerezve ne fshat, te cilet ndjehen te harruar", e nisi Edvini programin e tij futurist e pa ndonjë lidhje me realitetin e ditës. "28 qershori do te jete fundi i kesaj perpelitjeje 18-vjeçare”, foli Edvini në emër të asaj që kasnecët e tij e artikulojnë si Partia Socialiste e Re.
Duke u ndalur tek alternativa ekologjiste, Edvini theksoi: "Do ta pastrojme Shqiperine nga plehrat e kudondodhura qe japin shembullin me te keq per femijet tane, qytetaret e ardhshem te BE-se", u shpreh Rama. "Nga takimet qe kam patur me njerezit nga veriu ne jug kam kuptuar se Shqiperia reale eshte pertej te majtes dhe te djathtes. Problemet jane pertej ndasive partiake dhe ne do te bejme me te miren tone per te hequr blozen me te cilen nxin Berisha", theksoi ylberisti Rama. "Ne 28 qershor ndahen dy rruge, njera te con te politika e vjeter dhe ne anen tjeter shkohet drejt historise se re. Ju ftoj ta ndermarrim kete rruge dhe te shkruajme nje faqe te re historie, ku forca e njerezve te ndershem do te fitoje mbi arrogancen. Ne do te fitojme sepse Shqiperia nuk mund te humbase", u shpreh Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›