E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandatin e ardhshëm, qeveria do të asfaltojë çdo pëllëmbë rruge të komunës Shën Vlash

TIRANE - Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Besnik Hidri” të komunës Shëna Vlash, zhvilloi një takim me nxënës e banorë të kësaj zone. Berisha vuri në dukje se gjatë këtij mandati janë investuar 700 milionë lekë në komunën Shënavlash.
“Para këtij mandati, nga qeveria e mëparshme nuk është asfaltuar qoftë edhe një kilometër rrugë, ndërkohë që gjatë këtij mandati, në komunën tuaj janë asfaltuar 13 kilometra, qartësisht 30 për qind më shumë se në kryeqytetin e vendit. Janë rikonstruktuar dhe ndërtuar rrugët e fshatit Shëna Vlash, Rrashbull, Arapaj, Xhafzotaj, Romanat, Shkallnuer, Maskuri, fshatit Pjeshkë, etj. Është në ndërtim shkolla e Shkallnuerit, ndërkohë që shkolla e Shëna Vlashit u inaugurua sot, është rikonstruktuar shkolla në fshatin Arapaj, etj. Është ndërtuar ujësjellësi i Shëna Vlashit, ndërtimi i kanalizimeve në fshatin Xhafzotaj, rikonstruksioni i ujësjellësve të fshatit Pjeshkë dhe Xhafzotaj, etj”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se “jam këtu për t’ju premtuar se në këtë platformë, në mandatin e ardhshëm do të asfaltojmë çdo pëllëmbë rrugë të komunës Shën Vlash. Do të finalizojmë të gjithë sistemin e kanalizimeve, do të realizojmë që çdo familje të ketë ujë 24 orë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›